![]() "Një operacion i tillë, po të jetë i nevojshëm, nuk do të synojë civilët apo integritetin dhe unitetin politik të Irakut. Objektivi i vetëm do të jetë organizata terroriste e PKK," tha kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan të martën. [Getty Images] |
08/10/2008
08/10/2008

Sekretari i mbrojtjes së SHBA Robert Gejts riafirmoi të martën mbështetjen e vazhdueshme të Uashingtonit për Kosovën, duke theksuar se pavarësia e vendit është e pakthyeshme dhe se ndarja e tij përgjatë vijave etnike nuk është një opsion.
08/10/2008

Nën pankartat që shpallnin "Ne të gjithë të duam, Tose", më tepër se 50,000 tifozë të Tose Proeskit të vdekur u mblodhën në stadiumin e qytetit në Shkup për një koncert në nderim të këngëtarit të tyre të dashur.
03/10/2008

Shumë turq thonë se janë ngopur me ndalimet në qindra sajte të internetit, duke përfshirë YouTube, WordPress.com, Google Groups dhe më së fundmi uebsajtin e një autori të shqquar britanik, Richard Dawkins.
08/10/2008

Prishtina priti "Ylberët e Prishtinës", një festival fëmijësh. Gjithashtu në lajmet kulturore të kësaj jave: një shkrimtar serb fiton çmimin prestigjoz letrar Balkanika dhe një film bullgar fiton çmimin publik në festivalin e filmit në Zurih.
06/10/2008

Prokurorët kanë nisur një hetim pas vdekjes së 13 foshnjave brenda 24 orësh në një spital shtetëror në Izmir. Muajin e kaluar, 27 foshnja vdiqën në një tjetër spital në Ankara. Ministria e shëndetësisë thotë se infeksionet spitalore ndodhin edhe në vendet e zhvilluara por sindikata e mjekëve fajëson për vdekjen e foshnjeve një sistem shëndetësor të përkeqësuar.