18/08/2008
Gjeneral-majori i ushtrisë së SHBA Riçard Uajtman është komandant i selisë së NATO-s në Sarajevë, që ndihmon Bosnje dhe Herzegovinën me reformat e mbrojtjes dhe merr pjesë në shkatërrimin e rrjeteve mbështetëse për të kërkuarit e ICTY. Në një intervistë me bashkëpunëtorin e Southeast European Times Antonio Prlenda, ai komenton mbi situatën aktuale në rajon.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 08/08/08
![]() Komandanti i selisë së NATO-s në Sarajevë, gjeneral-majori Riçard Uajtman beson se nismat politike dhe diploamtike janë thelbësore për arretimin përfundimtar të të këtkuarve të mbetur. [Antonio Prlenda] |
Southeast European Times: Ka ndonjë shenjë se pas arrestimit të Radovan Karaxhiçit kriminelët e luftës të mbetur mund të sillen përfundimisht në drejtësi?
Gjenerali Riçard Uajtman: Që nga futja e një memorandumi mirkuptimi me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në 9 maj 1996, NATO ka kapur 29 të kërkuar dhe ka kontribuar në transferimin në Hagë të shumë më tepër prej tyre. Nga mbi 120 persona akuzuar me krime lufte në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) deri vetëm tek njëri, Ratko Mlladiç mbetet tani i kërkuar. Ne kemi qënë energjikë dhe të patundur në ndjekjen e mandatit tonë për të mbështetur ICTY. Ne kemi mbajtur presion të vazhdueshëm mbi mbështetësit e këtyre kriminelëve dhe kemi zënë një sasi të madhe provash që është ndarë me ICTY. Fakti që arrestimi i disa nga të kërkuarit e mbetur është bërë në shtetet jashtë BiH tregon se ne kemi qënë efektivë në mohimin për ta të strehës së sigurt në këtë vend. Arrestimi i Karaxhiçit dhe arrestimi i parashikuar i Mlladiç demonstron qartë se nismat politike dhe diplomatike janë tani faktorët thelbësorë për t'i dorëzuar këta kriminelë në Hagë.
SETimes: Cili është kuptimi i Dialogut të Intensifikuar mbi aspiratat e BiH për t'u bërë një anëtar i plotë i NATO-s? Cila është grafiku kohor për MAP dhe anëtarësimin e plotë në NATO?
Uajttman: Vendimi i NATO-s për të ftuar BiH dhe Malin e Zi për të të marrë pjesë në Dialogun e Intensifikuar është provë e mëtejshme e vendosmërisë sonë për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Përveç kësaj, ftesa është provë e e përpjekjeve integruese të NATO-s për institucionet dhe agjensitë e BiH. Reforma e mbrojtjes në veçanti mbetet një nga reformat e rëndësishme të suksesëshme në BiH dhe vazhdon të shërbejë si një shembull se ç'mund të arrihet kur ka unitet, bashkëpunim dhe dialog midis njerëzve.
Qëllimi i Dialogut të Intensifikuar është të ndihmojë vendet të kuptojnë më mirë, dhe më e rëndësishme, të zbatojë shumë nga standardet që duhen përmbushur për t'u bërë një kandidat i besueshëm për anëtarësimin në NATO. Ai do të japë një mundësi për të hyrë në një dialog thelbësor lidhur me të drejtat dhe detyrimet në anëtarësimin përfundimtar në NATO si dhe për të dhënë ekspertizë të zgjeruar lidhur me çfar pritet prej BiH në vitet që vinë.
Ndërsa Dialogu i Intensifikuar vazhdon udhën e vet, fokusi do të mbetet në zbatimin e reformave të domosdoshme për ta çuar BiH më tej në aspiratat e veta evro-atllantike. Autoritetet e BiH do të duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në veprimtaritë praktike dhe në realizimin e angazhimeve të marra tashmë në kuadrin e Partneritetit për Paqe (PfP). NATo do të vazhdojë të japë ndihmë, këshilla e mbështetje.
Lidhur me grafikun kohor për Planin e Veprimit të Anëtarësimit dhe anëtarësimin e plotë në NATO, ne nuk duhet të na shpëtojë fakti se vendimi për të zgjeruar NATO-n me anëtarësimin e BiH është n jë vendim politik që duhet të marrin aleatët e NATO-s. Në qoftë se BiH është serioze në objektivat e saj të politikës së jashtme për përftimin e anëtarësimit të NATO-s, ajo duhet të vazhdojë të demonstrojë përparim në reformat e gjera për të siguruar se ajo është një kandidate e besueshme. Ka shumë hapa për të kaluar përpara anëtarësimit në NATO; BiH duhet t'i ndërmarrë këto hap me vendosmërinë dhe largpamësinë që është treguar kurdoherë në reformën e mbrojtjes.
![]() Bosje dhe Herzegovina u bashkua me programin e Partneritetit për Paqe në dhjetor 2006. [NATO] |
SETimes: Cili është stadi aktual i reformës së mbrojtjes dhe cilat janë hapat kryesorë që duhet të pasojnë tani ?
Uajtman: Reforma e mbrojtjes është fillimisht e përqëndruar në zbatimin e atyre reformave që kanë filluar tashmë me kalimin e ligjit të 2005 mbi mbrojtjen dhe ligjit mbi shërbimin në forcat e armatosura të BiH (AFBiH). Përveç kësaj, ne nuk duhet të harrojmë se refoma e mbrojtjes përmbledh detyrimet që BiH ka si dhe angazhimet që janë bërë në kuadrin e PfP, duke përfshirë objektivat e reformës brenda Procesit të Planifikimit e të Shqyrtimit (PARP) si dhe sigurinë e gjerë dhe detyrimet politke që BiH ka ndërsa vazhdon procesi i Planit të Veprimit të Partneritetit Individual (IPAP).Të tjera kërkesa do të dalin nga programi që do të zhvillohet dhe detyrime pasuese do të dalin nga Dialogu i Intensifikuar. Si i tillë, çelësi për BiH do të jetë të përmbushë detyrimet e marra nën PfP dhe të vazhdojë me zbatimin e këtyre reformave që kërkojnë zbatimin e legjislacionit dhe rregullave të mbrojtjes. Natyrisht, NATO është e interesuar në zhvillimin e kapaciteteve të shfrytëzueshme që mund të vihen në dispozicion të operacioneve të sigurisë kolektive.
Sipas hapave të posaçëm në afat të mesëm, struktura e forcës së pranuar duhet të zbatohet plotësisht në përputhje me vendimin e presidencës së BiH që përcakton përmasën aktuale dhe strukturën e AFBiH. Njësitë dhe elementët e tjerë të kësaj strukture duhet të paisen dhe trainohen siç duhet, mbështetur nga rangu i plotë i sistemeve operative të mbrojtjes të tilla si menazhimi i personelit dhe burimeve; planifikimi, programimi dhe buxhetimi; edukimi dhe trainimi; marrja dhe prokurimi e kështu me rradhë. E gjithë kjo duhet të bazohet në plane, politika e doktrina të mirëzhvilluara. Përveç kësaj, një pjesë e madhe e zbatimit të strukturës së forcës do të sigurojë transferimin e shpejtë dhe efektiv të pronës së lëvizëshme bashkuar me përparimin e përshpejtuar në eleminimin e stoqeve të tepërta të armëve dhe municioneve.
Më tej akoma, BiH ka bërë deri tani përparim të mirë fillestar në zhvillimin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit midis ministrive të qeverisë dhe agjensive. Në veçanti, Ekipi Bashkërendues i NATO-s i këshillit të ministrave të BiH ka kryer një punë të rëndësishme në drejtimin e të gjitha përpjekjeve për të realizuar aspiratat e BiH deri tani; ky proces duhet të vazhdojë të përmirësohet ndërsa BiH angazhohet më tej me NATO/PfP.
Arritja e kandidaturës së besueshme për anëtarësimin në NATO do të jetë një proces sfidues, që kërkon bashkëpunimin, bashkërendimin dhe ndërthurjen e të gjithë lojtarëve të BiH. BiH nuk është vetëm në këtë detyrë dhe NATO do të vazhdojë të mbështesë BiH në përpjekjet për përparim në Aleancë.
SETimes: A kanë ndikuar tensionet me Kosovën dhe Serbinë në situatën e sigurisë në BiH?
Uajtman: Ne kemi qenë kurdoherë të qartë në faktin se nuk ka krahasim për të bërë midis Kosovës dhe BiH. Në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës pati orvatje nga radikalë e nacionalistë për të provokuar reaksione emocionale dhe për të krijuar tension rajonal. Këto orvatje dështuan. Siç kemi parë në Beograd me arrestimin e Karaxhiçit ka një gjendje të re shpirtërore dhe progresive në Serbinë e cila pret një të ardhme evropiane.