Një thirrje nga afër për partinë qeverisëse të Turqisë

08/08/2008

Një vendim i gjykatës së lartë të Turqisë për të mos ndaluar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim erdhi si qetësim për shumë. Por a ka mësuar partia një mision nga kjo provë e rëndë?

Nga Ayhan Simsek për Southeast European Times në Ankara -- 08/08/08

photo

Banorët e Ankarasë valëvisin flamujt turk mbas vendimit në rastin e AKP-së. [Getty Images]

Gjykata më e lartë e Turqisë mezi ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit të përgjithshëm për të ndaluar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) si e dyshuar për aktivitete anti-sekulare. Ky vendim u mirëprit jo vetëm nga mbështetësit e AKP-së, por edhe në përgjithësi nga turqit e shqetësuar për demokracinë, po ashtu dhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, shumë blogera besojnë se AKP duhet të mësojë një mësim nga ky rast. Ata thonë se ajo duhet të eci përpara me programin e reformave që kanë një konsensus të gjerë, sesa me ndëmarrjen e hapave të diskutueshëm që kënaqin zgjedhësit e saj kryesorë islamist.

"Ky është një vendim historik për demokracinë dhe qëndrueshmërinë," shkruan ercanulgur. "Për një kohë të gjatë, të gjithë ne në Turqi kemi vuajtur nga pasiguria politike e krijuar nga kjo çështje. Vendimi i gjykatës është një fitore për shtetit e së drejtës, demokracinë dhe ekonominë tonë".

Medyatiki beson se akuza e prokurorit kundër AKP ishte "një turp për demokracinë", dhe vendimi i gjykatës i ka dhënë fund këtij turpi. Por ata që i kanë shkaktuar Turqisë të humbasi kohë të konsiderueshme dhe energji për këtë çështje duhet të paguajnë çmimin, beson ai.

"Është një nevojë për një reformë serioze në sistemin ligjor dhe drejtësi. Ne kemi nevojë për një kushtetutë të re civile," shkruan Mediatiki.

Hacovali, një bloger 28 vjeçar, shprehu konfuzion lidhur me qeverisjen. "Disa argumentojnë se kjo qeverisje është një fitore për demokracinë, ndërsa të tjerët argumentojnë se kjo është një tjetër hap që do të thellojë krizën," shkruan ai. Çfarë, pyet Hacovali, do të thotë me të vërtetë qeverisja?

Ai nuk është i vetmi. Shumë janë çuditur me paqëndrueshmërinë në dukje të sjelljes së gjykatës. Dhjetë nga 11 gjykatësit ranë dakort që AKP është bërë pika kryesore për aktivitetet anti-sekulare. Por vetëm gjashtë favorizuan ndalimin e saj. Katër menduan se shtrirja e shkeljeve të saj meriton një paralajmërim, jo mbylljen. Sipas ligjit turk, nxjerrja jashtë ligjit kërkonte miratimin e shtatë gjyqtarëve.

Vendimi i gjykatës mund të mos interpretohet si një fitore për AKP, insistoi sonsuzluk. Më saktë, shkruan ai, kjo është një paralajmërim i fortë për partinë qeverisëse. "AKP duhet të kryejë një vlerësim serioz të politikave që do të ndërmarri," shkruan ai.

Në të vërtetë, kryeministri Reçep Tajip Erdogan ka sinjalizuar tashmë një ndryshim, duke premtuar të kërkojë "bashkimin kombëtar" dhe të rigjallërojë procesin e reformës të BE-së.

Karadayi kritikon më në fund AKP për krijimin e presionit të madh nga media dhe publiku ndaj vendimit të gjykatës. Megjithatë ai mirëpret fjalët e moderuara të Erdogan. "Unë shpresoj që AKP të fillojë tani me mbështetjen e sinqertë të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe mbi të gjitha, principin e sekularismit," shkruan ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading