KE raporton mbi drejtësinë, një deja-vu e paefektshme

15/08/2008

Raporti i fundit i Komisionit Evropian mbi progresin e arritur nga sektori i drejtësisë rumune bën thirrje për çrrënjosje të korrupsionit të nivelit të lartë. Por blogerat habiten nëse këto raporte janë me të vërtetë efektiv?

Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 15/08/08

photo

KE thotë se do të vazhdojë të monitorojë sistemin gjyqësor të Rumanisë. [Gabriel Peterscu]

Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE) mbi Rumaninë, i publikuar në fund të muajit të kaluar, inkurajon autoritetet të rrisin përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin. Raporti thekson se Rumania ka vënë në vijë të gjithë elementët thelbësorë të një sistemi funksional por themeli është i brishtë. KE thotë se do të vazhdojë të monitorojë sistemin gjyqësor të Rumanisë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

"Media priti pa marrë frymë, e etur ti hante të gjallë. Politikanët janë si Uragani Dolli. Qytetarët janë si një lodër të cilës [ata mund ti thonë] 'Unë të thashë kështu'. Ky është raporti i famshëm i KE që secili po flet këto ditë, një raport që nuk sjell asgjë të re," thotë Rafaela More në artikullin e saj të blogut "Raporti KE-së, asgjë e re nën dritën e diellit".

Demostene është në të njëjtën mendje. "BE na trajton neve me metodën e lehtë, ajo shpreson që këto kritika të përsëritura do të detyrojnë disa ndryshime në tablonë politike në Bukuresht. Unë dyshoj se diçka e tillë do të ketë ndonjëherë efekt. "Mbas çdo raporti, disa ndjehen të detyruar të ngrenë zërin e tyre për interes të Brukselit, mbas së cilës gjërat shkojnë përsëri në normalitet. Bukureshti është me sa duket shumë e më shumë i mërzitur me gjuhën e përdorur nga evropianët."

"Shhh! Qetësi! Mbas dyerve të mbullura është një luftë anti-korrupsion që po zhvillohet," shkruan Alandra në blogun e saj. "CSM (Këshillimi i Lartë i Drejtësisë) do të dërgojë njoftime tek të gjitha gjykatat në vend duke i detyruar ato të mbyllin të gjitha dosjet e vjetëra derisa të dali raporti i ardhshëm dhe ne do të marrim disa broshura që na sigurojë se ata punuan në interesin tonë," tha ajo.

"Që kur lufta ndaj korrupsionit është vetëm në letër, keqbërësit më të mëdhenj vetëm janë të dyshuar dhe nuk ndiqen penalisht. Ekzekutivi Evropian vendosi, në mënyrë paradoksale, të monitorojë -- diçka që ne jemi të mësuar tashmë -- dhe mbështet Rumaninë në procesin e saj të reformës për shkak se ... populli po humbet besimin në zbatimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës. Në fakt, ai e humbi [atë besim] kohë më parë," Antonio Momoc thotë në blogun e politikës RadioLynx.

"Këto raporte janë aq banale sa dhe seritë e stinëve. Ne e dimë që diku, dikur, diçka do të ndodhi dhe ne presim për atë që të ndodhi. Megjithatë unë çuditem, se sa gjatë do të vazhdojë kjo; KE duhet të na nxjerri nga kjo mpirje disi," tha Mardare says, duke ju bashkuar debatit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading