UNMIK do të "përshtasë praninë" në Kosovë

05/05/2008

UNMIK do të qëndrojë në Kosovë në përputhje me rezolutën 1244 të OKB por do të rimendojë kompetencat e veta pasi një kushtetutë e re të hyjë në fuqi, tha shefi i paqeruajtësve të OKB Zhan-Mari Gueheno.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë -- 05/05/08

photo

Shefi i paqeruajtësve të OKB Zhan-Mari Gueheno arriti në Kosovë të shtunën (3 maj). [Getty Images]

Nënsekretari i OKB për operacionet paqeruajtëse Zhan-Mari Gueheno arriti të shtunën (3 maj) në Kosovë për një vizitë vëzhguese. Ai u takua me krerët shqiptarë e serbë në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës dhe u kërkoi atyre respekt për ligjin.

"Dhuna nuk është një instrument për të zgjidhur problemet," tha ai pas një takimi me kryebashkiakun e Mitrovicës Bajram Rexhepi. "Veprimet kriminale duhet të ndëshkohen pavarësisht nga autori i tyre."

Ai tha gjithashtu se UNMIK do të përshtaste praninë e vet në Kosovë pas 15 qershorit, kur kushtetuta e Kosovës të hynte në fuqi, ndonse ai kundërshtoi të jepte hollësira. "UNMIK do që të zhvillohet, pra të ketë rrethana zhvilluese," tha ai ndërsa këmbëngulte se misioni do të mbetej në Kosovë sipas rezolutës 1244 të OKB.

Kompetencat e UNMIK do të përshtaten në përputhje me rrethanat, tha ai. "Ne kemi parë ndryshime dhe transformime që ndodhën shumë shpejt. Megjithatë, ne duhet të marrim në konsideratë rezolutën 1244 dhe përgjegjësitë e saj," tha ai.

Gjatë vizitës së tij, Gueheno pati bisedime me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe shefin e misionit të OKB, Joakim Ruker. Fokusi ishin perspektivat për një prani civile ndërkombëtare dhe mbi trazirat e 17 marsit në Mitrovicën e veriut.

"Nuk duhet të ketë boshllëk në situatën e sigurisë dhe nuk duhet të ketë një situatë ku njerëzit nuk respektojnë ligjin," tha ai.

Krerët serbë të Kosovës, megjithatë, i thanë atij se dhuna në Mitrovicë, që përfshiu sulmet ndaj personelit të UNMIK, qe provokuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Protestuesit dolën nga "një orvatje e komunitetit ndërkombëtar dhe UNMIK për të ngritur institucionet e Kosovës së pavarur" dhe për t'i futur ato me zorr në serbët etnikë të Mitrovicës, cituan raportet e medias kryebashkiaken e Zubin Potok, Sllavisha Ristiç, të thoshte.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading