Lajçak thotë se retorika nxitëse mund të dëmtojë interesat e BiH

04/06/2008

Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak kritikoi deklarimet nga kryeministri i Republika Srpska Milorad Dodik, i cili deklaroi në fundjavë se BiH i qe "detyruar" serbëve boshnjakë.

(Office of the High Representative - 03/06/08; Balkan Insight, Fena, Javno.hr -- 01/06/08 - 03/06/08)

photo

"Shfaqjet e fundit nga kryeministri ëi Republika Srpskaç Milorad Dodik në Zagreb përbëjnë një konfirmim të drejtpërdrejtë të mungesës së tij bazë të kutimit të vlerave evropiane," tha Përfaqësuesi i lartë Miroslav Lajçak. [OHR]

I dërguari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë dhe Herzegovnë (BiH) kritikoi kryeministrin e Republika Srpska (BiH) Milorad Dodik të martën (3 qershor) për përdorimin e retorikës nacionaliste që mund të helmojë atmosferën politike në vend.

Deklarimet e fundit të Dodik në Zagreb "përbëjnë një konfirmim të drejtpërdrejtë të mungesës së tij bazë për të kuptuar vlerat evropiane, të tilla si marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe toleranca ndëretnike," tha në një deklaratë Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak.

Në një fjalim në kongresin e Këshillit Kombëtar Serb në Kroaci të htunën, kreu i Aleancës së Pavarur të Social Demokratëve (SNSD) të R, tha se shteti i BiH u qe "detyruar" serbëve boshnjakë. Ai pretendoi më tej se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit që vendosi BiH si nj shtet sovranme dy njësi, ofron "një kornizë të ngushtë brenda së cilës ne nuk m und të arrtijmë interesat tona".

Vërejtjet e tij tërhoqën kritika nga presidenti Stipe Mesiç i cili ndoqi forumin n Zagreb, si edhe nga politikanë në dy komunitete e mëdha etnike të BiH.

Ndërsa minimizonte deklarimet si pjesë e fushatës së Dodik për zgjedhjet lokale të 5 tetorit, Lajçak paralajmëroi se një gjuhë e tillë po krijon një atmosferë mosbesimi në rajon dhe nuk mundet n ë asnjë mënyrë të forcojë stabilitetin politik në BiH.

"Përdorimi i një platforme nacionaliste për promovimin tënd është jo frutdhënës për krijimin e një atmosfere të shëndetëshme politike," tha diplomati sllovak. "Stabiliteti dhe prosperiteti i të gjithë vendit, i cili përfshin të dy njësitë, varet nga një atmosferë poliitke pozitive. Situata e tensionuar i shkon vetëm atyre që janë të interesuar për shrregullimin."

Lajçak paralajmëroi gjithashtu se nuk do të tolerojë përdorimin e gjuhës që mbjell urrejtjen ndëretnike në një vend shumëkombësh. Duke ju kërkuar politkanëve të BiH të shmangin bërjen e "deklarimeve të papërshtatëshme" gjatë fushatës zgjedhore, ai theksoi gjithashtu se zyra e tij nuk do të ngurronte të merrte veprim kundër atyre që kapërcenin këtë vijë.

Duke ripërsëritur se BiH është nj shtt i njohur ndërkombëtarisht, Lajçak theskoi se statusi i saj është "i pavënë në pikpyetje" dhe se çdo përpjekje për të nxitur debatin mbi këtë çështje ëshë e pakuptimtë.

Sipas zyrës së vet, Lajçak "pret që shtetasit e Bosnje dhe Herzegovinës nuk do të lejojnë të tërhiqen në këtë manipulim që ka vetëm për qëllim të heqë vëmendjen nga çështjet që janë vendimtare për ta dhe për vendin, të tilla si e ardhmja evropiane, punët e reja, lufta kundër korrupsionit dhe varfërisë dhe përgjegjshmëria e politikanëve të zgjedhur."

Lajçak paralajmëroi gjithashtu se retorika nxitëse mund të shpinte në një vlerësim negativ të situatës në BiH nga Këshilli i Zbatimit të Paqes. Ky mund të shtynte më tej mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë dhe kalimin e saj në Zyrën e Përfaqësueist të Posaçëm të BE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading