04/06/2008
Zgjedhjet e së dielës në Maqedoni dështuan të përmbushin standardet ndërkombëtare, sipas miionit vëzhgues të OSBE/ODIRH i cili shtoi se dhuna dhe frikësimi prsihën përpjekjet për integrimin evropian.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 04/06/08
![]() "Kryerja e zgjedhjeve të lira e të rregullta është kriter thelbësor për procesin e integrimit në BE," tha komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn. [Getty Images] |
Zgjedhjet e Maqedonisë të dielën (1 qershor) nuk ja dolën të përmbushin "standardet kyçe ndërkombëtare" sipas misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR. Ai përmendi përpjekje për të prishur zgjedhjet në zonat e mbizotëruara nga shqiptarët etnikë.
"Dhuna dhe përpjekjet për të manipuluar fushatën hedhin me trishtim një hije mbi zgjedhjet përndryshe të mirëqëna," tha nënpresidentja e asamblesë parlamentare të OSBE Pia Kristmas-Moller. "Dhuna...në zonat etnike shqiptare është një prishje e papranueshme e paqes dhe e të drejtave demokratike të njerëzve."
Ndonse zyrtarët e Maqedonisë i administruan zgjedhjet mirë, ata i zbatuan ligjet "përzgjedhtazi" dhe "dështuan të pengojnë dhunën", thoshte misioni në raportin e vet.
"OSBE do të mbikqyrë në se autoritetet do t'i drejtohen seriozish shkeljeve dhe do të marrin hapa shërues," tha ambasadori Robert Barri, kreu i misionit të OSBE/ODIRH. "Ne do të vëzhgojmë gjithashtu qendrat ku votimi do të bëhet prapë dhe do të marrim një vendim përfundimtar për atë se sa shumë autoritetet kanë hetuar krejtësisht dhe kanë eleminuar incidentet."
Sipas Berri, një dështim i gjerë për të marrë masa parandaluese lejoi incidentet të ndizen në ditën e zgjedhjeve.
Komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn lëshoi gjithashtu një deklaratë të zymt të hënën. "Më vjen thellësiht keq për dhunën që shënoi zgjedhjet. Komuniteti Evropian është i vendosur me forcë ndaj perspektivave evropiane ëtë Maqedonisëç. Unë theksoj se kryerja e zgjedhjeve të lira e të rregullta është një kriter thelbësor për procesin e integrimit në BE."
Havier Solana, shefi sigurimit të BE, shprehu pakënaqësinë e vet gjithashtu . Zëdhënësja e tij, Kristina Gallaç tha se a pati një bisedë telefonike me kryeministrin Nikola Gruevski. "Ai po pret një rivotim në qendrat e votimit ëmë keq të prekuraç me qëllim që të përmirësohet imazhi i zgjedhjeve," tha ajo.
Të hënën, ambasadorja e SHBA në Maqedoni, Xhilian Milovanoviç dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE Ervan Fuere u takuan me Gruevskin për të diskutuar dhunën e zgjedhjeve.
Të gjitha përpjekjet duhen bërë jo vetëm për të ndjekur shkelësit por për t'i proceduar ata. Maqedonia e humbi këtë provim për demokracinë, por institucionet ndërkombëtare po i japin asaj një shans të ri [me rivotimin e planifikuar], tha Fuere pas takimit.
"Këto zgjedhje nu qenë aq të mira si në 2006," tha Milovanoviç. "Për fat të keq, njerëzit u penguan nga votimi, megjithatë zotimi i kryeministrit për të eleminuar këto probleme është inkurajuesdhe ne po presim rezultate më të mira në dy javë. Jam e habitur se njerëzit reaguan me shpërfillje ndaj incidenteve sikur ato po u ndodhnin dikujt tjetër dhe jo atyre."