Shqipëria, Qipro dhe Mali i Zi në listën e vëzhgimit të trafikut të qenieve njerëzore të SHBA-së

05/06/2008

Kroacia dhe Maqedonia janë dy shtetet e vetme të Ballkanit, qeveritë e të cilave përmbushin minimumin e standarteve për eliminimin e trafikimit njerëzor, në përputhje me një raport të ri të Departamentit të Shtetit Amerikan.

(RFE/RL - 05/06/08; Makfax, Balkan Insight, Departament i Shtetit të SHBA-së - 04/06/08)

photo

[Departamenti i Shtetit, SHBA]

Përpjekjet në rritje për luftimin e trafikimit të njerëzve në 2007 i kanë lejuar Kroacisë dhe Maqedonisë të bashkohen me përmbushësit më të mirë të botës për këtë zonë, sipas një raporti të ri të publikuar të mërkurën (4 qershor).

Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin e tij të tetë vjetor “Trafikimi i personave” i radhiti të dy vendet e Ballkanit në grup me 27 shtete të tjera duke i vlerësuar se përmbushin plotësisht standartet minimale për eliminimin e asaj praktike ose Shkalla 1.

Mbi 170 vendet e tjera të përshkruara në dokumentin gati 300 faqe, 153 i përkasin një nga tre kategorive të tjera -- Shkalla 2, Shkalla 2 e Listës së Vëzhgimit, ose Shkalla 3. Shtatëmbëdhjetë vende të tjera, duke përfshirë Kosovën, janë konsideruar raste të veçanta për mungesë informacioni të mjaftueshëm dhe mbeten të paklasifikuara.

Gjashtë nga vendet e Europës Juglindore (EJ) – Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Rumania, Serbia dhe Turqia – ndodhen brenda Shkallës 2 ku përfshihen 71 vende. Ky është grupi i vendeve që nuk i përmbushin plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikimit të njerëzve por po bëjnë përpjekje të rëndësishme për të plotësuar standartet.

Qipro është pjesë e Shkallës 2 të Listës së Vëzhgimit për vitin e tretë në të njëjtin vend. Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilët u klasifikuan si vende të Shkallës 2 vitin e kaluar, janë tani brenda 41 shteteve të listës së vëzhgimit të trafikimit të SHBA-së.

Qipro gjeti përsëri veten në këtë grup për dështimin e qeverisë për të treguar që ka bërë përpjekje për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, tha raporti. “Megjithëse kaloi një ligj të ri për trafikimin dhe hapi një strehë qeveritare për trafikimin, këto përpjekje janë pak të rëndësishme për shkak dështimit nga ana e saj për të treguar progres të prekshëm dhe aq shumë të nevojshëm në këto zona të zbatimit të ligjit, mbrojtjen e viktimës dhe parandalimin e trafikimit”.

Shqipëria dhe Mali i Zi gjithashtu dështuan në sigurimin e provave në rritjen e përpjekjeve për të luftuar trafikimin e personave, sipas Departamentit të Shtetit.

“Qeveria [shqiptare] nuk identifikoi në mënyrë të duhur trafikimin e vikitmave gjatë vitit 2007,” tha raporti. “Gjithashtu nuk ka treguar që ajo është duke hetuar fuqishëm ose ndjekur zyrtarë të implikuar”.

Departamenti i Shtetit gjeti që vëmendja publike për çështjen e trafikimit ka rënë në mënyrë të dukshme në Malin e Zi pesë vitet e fundit. “Në përputhje me OJQ-të dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, statistikat zyrtare në raport tregojnë rënie të trafikimit dhe autoritetet duhet të përqëndrojnë më shumë vëmendjen mbi këtë problem.”

Sekretarja e Shtetit amerikane Kondoleza Rais i tha gazetarve të mërkurën që kishte “më shumë të ndërgjegjësim botëror për trafikimin njerëzor brutal” tani se sa në vitin 2000 kur Departamenti i Shtetit nxorri raportin e tij të parë.

“Botërisht, trafikimi njerëzor është një kërcënim shumëdimensional: ai i privon njerëzit nga të drejtat e njeriut dhe dinjiteti,” tha ajo. “Ai rrit rreziqe ndaj shëndetit boteror. Ai financon rritjen e krimit të organizuar, dhe minon rolin e ligjit.”

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading