Integrimi rajonal mund të ndihmonte hyrjen në BE, thotë raporti

11/06/2008

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, integrimi më i thellë rajonal është një shkallë për objektivin përfundimtar të anëtarësimit në BE, thoshte Banka Botërore në një raport të martën.

(MIA - 11/06/08; World Bank - 10/06/08)

photo

"Justifikimi i fortë ekonomik për integrimin më të thellë brenda Ballkanit Perëndimor ofruar nga raporti, ka shpresë të arrijë të ndihmojë për të motivuar stabilitetin e përmirësuar rajonal," tha Sanjay Kathuria, ekonomist i lartë i Bankës Botërore dhe autor kryesor i raportit. [Banka Botërore]

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë përparim më të shpejtë drejt pranimit në BE duke thelluar integrimin brenda-rajonal, sugjeronte Banka Botërore në një raport të lëshuar të martën (10 qershor).

Duke patur parasysh afërsinë e tyre gjeografike dhe kulturore e veçori të tjera, vendet e Ballkanit Perëndimor janë veçanërisht të përshtatëshme për integrimin rajonal, thoshte Banka.

Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë në stade të ndryshme në procesin e pranimit në BE. Kroacia nisi negociatat e saj të anëtarësimit, me Bashkimin në 2005 dhe mund të bëhet anëtari i plotë i 28-të i bllokut në 2010. Maqedonia, që është gjithashtu një vend kandidat zyrtar i BE, shpreson të marrë një datë nisjeje për bisedimet e saj të pranimit deri nga fundi i këtij viti.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjet e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me Bashkimin, duke bërë kështu një hap të madh të parë drejt anëtarësimit përfundimtar. SAA e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) pret nënshkrimin në 16 qershor ndërsa Kosova pritet të hyjë në proces në pritje të zgjidhjes së çështjeve të statusit të saj.

Sipas Bankës Botërore, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekin integrimin brenda-rajonal për shkak se shumë nga to, pranimi është ende larg në kohë.

"Ndërkaq, integrimi rajonal mund të ndihmojë për të siguruar investimin e drejtëpërdrejtë të huaj (FDI) dhe eksportet duke përmirësuar kështu perspektivat e qëndrueshme të rritjes," thoshte raporti. "Gjithashtu, nga që shumicës së procesit të integrimit rajonal i drejtohesh më mirë duke përparuar futjen e acquis të duhur të BE, kjo mundet në fakt të ndihmojë reduktimin e intervalit kohor për pranimin."

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë nënshkrues të marrëveshjes së 2006 CEFTA, që liberalizon tregtinë brenda-rajonale. Por marrëdhëniet e tyre të tregtisë me BE janë të qeverisura nga SAA-të, për ato që kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë.

Për vendet që ende nuk kanë kompletuar ende këtë hap, BE ka dhënë koncensione të gjera tregtie nën ato që janë quajtur "masa autonome të tregtisë deri në 2010".

Integrimi më i thellë brenda vendeve të CEFTA, duke përfshirë ngritjen e një menazhimi të vetëm të pikave të kalimit kufitar, do të kontribuojë në zhvillimin e një tregu më të madh dhe me cilësi shërbimesh më të përmirësuar dhe do të ndihmojë kështu të tërheqë FDI aq të nevojshme për rajonin, thoshte Banka.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Maqedonisë, kanë dëshmuar norma të rritjes vjetore gjatë dekadës së fundit që i kalojnë 5%, vinte në dukje Banka, duke shtuar se normat e rritjes së Maqedonisë janë përshpejtuar që nga 2003.

Por rajoni tani ndeshet me sfidat e një mjedisi të ndryshuar ndërkombëtar e vendas, me më pak preferenca tregtie dhe konkurrencë në rritje të eksportit.

"Me qëllim që të reduktojnë normat e varfërisë ende të larta dhe të punojnë drejt pranimit në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë dhe pastaj të përballojnë, ecurinë e tyre të rritjes ekonomike," sipas raportit.

Ndërmjet hapave të tjerë, raporti u bën thirrje politikëbërësve të përqëndrohen në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe të ndërmarrin veprim për të shmangur mungesat e energjisë. Ai kërkon gjithashtu një reduktim në kostot e telekomunikacioneve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading