Intervistë: SAA do ta shpjerë BiH në një stad të ri të integrimit në BE

12/06/2008

Bosnje dhe Herzegovina është planifikuar të nënshkruajë të hënën marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit me BE. Korrespondenti i Southeast European Times, Jusuf Ramadanoviç foli me drejtorin e Drejtorisë së Integrimit Evropian të BiH, Osman Topçagiç rreth këtij procesi.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 12/06/08

photo

Drejtori i Drejtorisë së Integrimit Evropian të BiH, Osman Topçagiç. [ESI]

Southeast European Times: Data e nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) për Bosnje dhe Herezegovinën (BiH) është të hënën (16 qershor). Mund të themi se pas një periudhe të gjatë pasigurie, BiH tani, ngadalë por e sigurtë lëkundet në ujra më paqësore, duke patur parasysh se ky është hapi i parë i madh drejt mbylljes përfundimtare të marrëveshjes së anëtarësimit me BE?

Osman Topcagic: Nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit do të thotë padyshim një stad i ri në përparimin e BiH brenda procesit të integrimit në BE. Kjo do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale midis BiH dhe Bashkimit, duke qenë kështu hapi i parë konkret drejt prosperitetit, stabilitetit, demokracisë dhe vlerave të tjera që simbolizohen e çeliten nga familja e vendeve të BE. Ceremonia e nënshkrimit që do të mbahet [të hënën] në Luksemburg do të shënojë njohjen dhe vlerësimin e të gjitha reformave të mëparshme brenda procesit integrues të BE dhe në të njëjtën kohë, do të thotë që detyrimi i BiH të vazhdojë me zbatim më të efektshëm të reformave në këtë udhë.

SETimes: Raportet e medias ju kanë cituar shpesh ju të thoni se sapo të hyjë në fuqi SAA, ajo midis të tjerash do të shkaktojë një reduktim në çmimet për disa mallra të konsumit të përgjithshëm. Mund të na thoni më hollësisht, sipas opinionit tuaj, se çfar përfitimesh ekonomike apo të tjera sjell SAA për njerëzit e zakonshëm të BiH?

Topcagic: Është e zakonshme të thuhet se [SAA] është një marrëveshje tregtie. Ajo është më shumë se kaq. Ajo do të kontribuojë në stabilizimin politik dhe ekonomik të BiH dhe në formimin e shoqërizimeve të afërta e të përherëshme midis vendit tonë dhe BE. Kjo do të thotë se përfitimet janë të natyrës politike, por për shtetasit, ato me natyrë ekonomike do të jenë më të dukëshme. Marrëveshja e përkohëshme që do të hyjë në fuqi në 1 korrik, dhe që do të jetë në zbatim deri sa të SAA të ratifikohet, përmban segmente që i takojnë tregtisë dhe transportit dhe ato parashikojnë për reduktimin dhe anullimin e detyrimeve doganore për produkte të veçanta që vijnë nga BE.

Ky do të jetë një përfitim i drejtpërdrejtë për shtetasit sepse ata do të kenë një zgjedhje më të gjerë të produkteve më pak të shtrenjta në dispozicion. Kjo do të sjellë gjithashtu përfitim për njerëzit e biznesit, sepse ata do të jenë në gjendje të blenë paisje, materiale të papërpunuaradhe makineri prodhimi me çmime më të ulta.

Anullimi i detyrimeve doganore, megjithatë, do të thotë një konkurrencë më e fortë për prodhuesit vendas. Në vend të shqetësimit për shkak të efekteve potenciale negative, kjo konkurrencë e fortë do të inkurajonte prodhuesit vendas për të përmirësuar operacionet e tyre të biznesit dhe për të forcuar konkurrencën e tyre në një treg edhe më të hapur, pasi kanë provuar hapjen e tregjeve ndaj vendeve të rajonit, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve të ndërsjellta të tregtisë dhe CEFTA. Në përgjithësi, është realiste të presësh që nënshkrimi i SAA do të rezultojë gjithashtu në përmirësim të normës së kreditit të BiH, duke patur parasysh faktin se disa zhvillime pozitive në këtë drejtim ndodhën edhe pas siglimit të marrëveshjes në dhjetorin e shkuar.

SETimes: Cili është posaçërisht roli i Drejtorisë së Integrimit Evropian të BiH në procesin e SAA? Si bashkëpunon ajo me Delegacionin e Komisionit Evropian në BiH? Si bashkëpunon ajo me autoritetet lokale në BiH?

Topcagic: Drejtoria e Integrimit Evropian është një organizëm i përhershëm i këshillit të ministrave të BiH dhe ligjit mbi ministritë dhe autoritetet e tjera administrative në BiH. Sipas këtyre ligjeve dhe rregullave të tjera, Drejtoria e Integrimit Evropian është një organizëm udhëheqës bashkërendues në procesin e integrimit të BiH në BE. Kjo do të thotë se ajo bashkëpunon me institucionet lokale në këtë proces. Në të njëjtën kohë, Drejtoria është partenri kryesor operues i Komisionit Evropian në procesin e stabilizimit dhe shoqërimit. Rangu i veprimtarive të Drejtorisë është mjaft i gjerë: harmonizimi i legjislacionit, bashkërendimi i ndihmës së BE, përkthimi i acquis të BE si edhe bashkërendimi e nxitja e procesit të integrimit evropian.

SETimes: Kohët e fundit ju ndoqët ceremoninë e hapjes së procesit të heqjes së vizave midis BE dhe BiH në Bruksel. Mund të na thoni se cilat janë përfitimet e pritëshme të këtij procesi për shtetasit e BiH?

Topcagic: Shumë shpejt pas nisjes zyrtare të dialogut mbi liberalizimin e regjimit të vizave, BiH mori një plan udhëzues që përmban provat që sapo të përmbushen, do të bëjnë të aftë shtetasit e BiH të udhëtojnë pa vizë në vendet e BE. Plani udhëzues është një paketë reforme komplekse dhe përmban provat lidhur me sigurinmë e dokumenteve, kontrollin e efektshëm kufitar, luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar dhe rendin e ligjit në përgjithësi. Përveç këtyre, Komisioni Evropian do të matë gjithashtu përparimin e përgjithshëm në procesin e integrimit evropian dhe situatën në vend, duke synuar në arritjen e objektivit përfundimtar: heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e BiH.

SETimes: A jeni dakord ju me komentet e bëra së fundmi nga Përfaqësuesi i Lartë në BiH Miroslav Lajçak se procesi i integrimit në BE është zgjidhja për t’ju drejtuar çështjeve të lidhura me statusin shtetëror të BiH ?

Topcagic: Procesi i integrimit evropian në BiH është thelbësisht një proces që përfshin ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre për përmbushjen e detyrimeve në këtë udhë. Filimisht, kur u lëshua studimi i realizueshmërisë vite më parë, ishte e qartë se BiH nuk kishte aftësi institucionale apo legjislative për zbatimin e SAA. Kështu që përparimi në 16 fusha përparësore të përcaktuara në studimin e realizueshmërisë ka mundësuar deri tani kalimin e 46 ligjeve të reja dhe themelimin e forcimin e 27 institucioneve të reja të tilla si Këshilli i Konkurrencës, institucionet veterinare, inspektimet fito-sanitare dhe shumë të tjera.

SETimes: Më së fundi, ka ndonjë gjë tjetër që do të donit të thoshit?

Topcagic: Ajo çka duhet vënë në dukje këtu është rëndësia e përmbushjes së detyrimeve që dalin nga SAA. Zbatimi i efektshëm i këtyre angazhimeve dhe vazhdimi i reformave kërkohen me qëllim të përparimit drejt hapave të tjera në procesin e integrimit evropian, që synojnë veçanërisht drejt statusit të vendit kandidat. Këshilli i ministrave i BiH po planifikon marrjen e statusit të vendit kandidat në 2010 dhe në qoftë se të gjitha institucionet e vendit bëjnë përpjekjet e kërkuara, do të jetë e mundëshme të arrihet ky objektiv.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading