13/06/2008
Mbështetja e SHBA për integrimin e Turqisë në BE vjen në një kohë të rritjes së frikës se kriza në vazhdim e Turqisë dhe orvatjet franceze për të bllokuar anëtarësimin e saj në BE do të mund të prishin shpresat e Ankarasë.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 13/06/08
![]() Sekretari frëng i shtetit për çështjet evropiane Zhan-Pierr Zhoje e quajti planin për t'ja nënshtruar ofertën e Turqisë për t'u bashkuar me BE, një referendumi, një "fyerje". [Getty Images] |
Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush u kërkoi të martën (10 qershor) aleatëve evropianë të mbështesin orientimin e rëndësishëm strategjik të Turqisë ndaj BE. "Ne besojmë me forcë se Turqia duhet të jetë një anëtare e BE dhe çmojmë të dhënat e demokracisë dhe reformat e tregut të lirë të Turqisë dhe punën e saj për të realizuar aspiratat e saj të BE," tha Bush pas një samiti SHBA-BE në Slloveni.
Vërejtjet e Bush vijnë pasi Franca, një skeptike e provuar e aspiratave të BE të Turqisë, përgatitet të marrë presidencën gjashtë-mujore të rradhës të BE në 1 korrik.
Kundërshtimet e Francës mënjanë krizës aktuale politike në Turqi, me Partinë qeverisëse me rrënjë islamike për Drejtësi e Zhvillim që ndeshet me mbylljen e mundëshme për pretendim të pengimit të sekularizmit, mund të dëmtojnë procesin e vendit për në BE. Shefi i zgjerimit të BE Olli Rehn ka përmendur pezullimin e mundshëm të negociatave të pranimit në qoftë se Turqia nuk ja del të zbatojë parimet demokratike.
"Kundërshtarët e anëtarësimit turk do të kapen me gjasë në mbylljen e partisë popullore qeverisëse të Turqisë si [një] racionale e mëtejshme për këmbimin e Turqisë ndaj një marrëdhënieje të veçantë me BE," shkruante Dr. Ian Lesser i Fondit Gjerman Marshall.
"Negociatat, sapo të pezullohen, mund të jetë shumë e vështirë të rinisin." Mbështetja turke për procesin dhe besimi në BE vazhdojnë të bien. Rreth 75% e turqve mbështesnin procesin e anëtarësimit në BE në 2004. Shifra ra në 49% sipas vëzhgimit në Eurobarometrin e fundit.
Një hap i diskutueshëm nga politikanët francezë mund të prishë më tej besueshmërinë e forcave pro-BE në Turqi. Në fund të muajit të shkuar, asambleja kombëtare frënge miratoi një ligj që do të mandatonte një referendum për pranimin e mundshëm të anëtarësimit të Turqisë në të ardhmen.
Në janar, Parisi hoqi një kusht në referendumet e detyrueshme mbi zgjerimin e BE, duke ja lënë vendimin se si të ratifikohet anëtarësimi i një vendi në BE, presidentit frëng Nikola Sarkozi.
Por asambleja kombëtare frënge shtoi një frazë në paketën e reformës kushtetuese, duke shpallur se një referendum duhej të mbetej i detyrueshëm për pranimin e vendeve të reja me popullsi më të madhe se 5% e masës totale të BE.
Vëzhguesit e marrin këtë si të synuar qëllimisht ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE. Sekretari frëng i shtetit për çështjet evropiane e kritikoi masën dhe e quajti atë si një "fyerje" për Turqinë.
Komiteti i punëve të jashtme dhe mbrojtjes i senatit frëng e kritikoi gjithashtu masën dhe të enjten e kundërshtoi amendamentin.
Turqia ka kohë që i kërkon Francës të mos bllokojë bisedimet e saj me BE, që ajo i quan një shtysë rë rëndësishme për reformat e mëdha dhe transformimin kombëtar. Zyrtarët e BE nënvizojnë gjithashtu se anëtarësimi i Turqisë nuk është i shpejtë dhe se procesi zorr se është automatik. Turqia mund të hyjë në BE vetëm në qoftë se përmbush të gjitha kushtet dhe përputhet me parimet e ligjet evropiane.