BiH dhe BE nënshkruajnë SAA

17/06/2008

"Dita e madhe për Bosnje dhe Herzegovinën më në fund erdhi, kur ne do të kujtojmë se ku qenë vendi dhe shtetasit e tij 13 vjet më parë dhe ku janë tani," tha Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak përpara nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit në Luksemburg.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 17/06/08

photo

Kryetari i presidencës së BiH Haris Silajxhiç (majtas) dhe ministri i jashtëm slloven Dmitrij Rupel (djathtas) shtrëngojnë duart ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana vështron pasi ata nënshkruan marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit të hënën (16 qershor) në Luksemburg. [Getty Images]

Pas një pritjeje të gjatë, Bosnje dhe Herzegovina (BiH) nënshkroi marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE të hënën (16 qershor). Kryeministri i BiH Nikola Spiriç, komisioneri i zgjerimit Olli Rehn dhe ministri i jashtëm slloven Dimitrij Rupel vendi i të cilit mban tani presidencën e rradhës së BE, nënshrkuan dokumentin në Luksemburg.

Kryetari i presidencës së BiH, Haris Silajxhiç, ministri i jasahtëm i BiH Sven Alkalaj dhe shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana ndoqën gjithashtu veprimtarinë.

"Në këtë ditë të madhe për BiH, unë dua ta ndaj gëzimin me të gjithë bashkëatdhetarët e mij. Dera në të ardhmen evropiane është hapur," tha Spiriç.

Rehn e quajti nënshkrimin një "pikë kthese" për BiH, duke shtuar se kjo ishte "një ditë e madhe evropiane" për vendin.

Solana uroi gjithashtu shtetasit e BiH. "Unë shpresoj se ne do të vazhdojmë të punojmë në paqe e begati," tha ai.

"Të gjithë lojtarët në Bosnje dhe Herzegovinë duhet të provojnë që sot e tutje se janë të zotët, të gatshëm e të aftë të kompletojnë pjesën e tyre të detyrimeve," tha Përfaqësuesi i Lartë në BiH Miroslav Lajçak.

Studimet e fundit nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë sugjerojnë se "85% e shtetasve të BiH duan perspektivën evropiane, gjë që është një mbështetje e madhe për procesin evropian dhe një mesazh shumë i fortë për çdo udhëheqës politik në Bosnje dhe Herzegovinë," tha Lajçak para nënshkrimit.

SAA qeveris marrëdhëniet midis BiH dhe BE në kuadrin e tre shtyllave të Bashkimit: Komuniteti Evropian, Politikat Ekonomike dhe Tregu i Përbashkët; Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë; dhe Çështjet e Brendëshme dhe Drejtësia.

Marrëveshja përbëhet nga dhjetë kapituj që përfshijnë parimet e përgjithëshme, dialogun politik, bashkëpunimin rajonal, lëvizjen e lirë të mallrave, lëvizjen e forcës së punës dhe harmonizimin e ligjit.

Duke nënshkruar SAA, BiH po hap gjithashtu tregun e vet të tregtisë, duke pakësuar ose hequr detyrimet doganore mbi grupe të posaçme produktesh të parashikuara në marrëveshje. Heqja e detyrimeve doganore pritet shpejt për materialet e papërpunuara nga BE që i duhen BiH, si edhe për produktet e tjera që BiH nuk ka mundësi t'i zhvillojë më tej.

SAA do të ndryshojë ndjeshëm kushtet e biznesit vendas. Shteti do të mbledhë më pak të ardhura nga detyrimet doganore por ekonomia do të lirohet nga kostot e mëdha lidhur me detyrimet e importit. Disa prodhime bujqësore do të ruajnë gradën e lartë të mbrojtjes dhe disa do të gëzojnë mbrojtje edhe pasi të përfundojë një periudhë kalimtare gjashtë-vjeçare.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading