Zupljanin bën daljen e parë përpara gjykatës së OKB

24/06/2008

Ish komandanti i policisë serbe boshnjake Stojan Zupljanin bëri të hënën daljen e tij të parë përpara gjykatësve të OKB në Hagë, duke thënë se do të vetëdeklarohej mbi akuzat e vrasje, torturës, persekutimit dhe krimeve të tjera brenda një muaji.

(AKI - 24/06/08; AP, AFP, Reuters, BBC, B92, ICTY - 23/06/08)

photo

Ish oficeri i policisë serbe boshnjake Stojan Zupljanin bën daljen e parë në gjykatën e krimeve të luftës të hënën (23 qershor) në Hagë. [Getty Images]

Një i paditur serb boshnjak për krime të luftës refuzoi të vetëdeklarohet gjatë daljes së parë përpara gjykatësve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) të hënën (23 qershor), dy ditë pas transferimit të tij në Hagë.

Stojan Zupljanin, 56 vjeç, një ish komandant policie dhe këshilltar për kreun politik serb boshnjak të luftës, Radovan Karaxhiç, u arrestua në 11 qershor, gati nëntë vjet pas padisë së tij fillestare nga OKB. Ai ndeshet tani me 12 akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës për persekutim, vrasje, torturë, deportim dhe mizori të tjera të kryera kundër jo-serbëve në fazën e herëshme të konfliktit 1992-1995 në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH).

Zupljanin tha se ai do të bëjë vetëdeklarimin brenda afatit prej 30 ditësh parashikuar nga ligji.

Ai i tha gjykatësit kryesues Ole Bjorn Stole se ishte "shumë i pakënaqur" rreth konflikteve të Ballkanit të viteve 1990. Ai shprehu shpresë se tre të arratisurit për krime lufte që ende kërkohen nga ICTY, Karaxhiç, komandanti serb boshnjak Ratko Mlladiç dhe kreu rebel serb kroat Goran Haxhiç, janë ende gjallë. Por ai druhej "se ndoshta nata i kishte përpirë vëllezërit e mbetur" të tij.

Duke mohuar se autoritetet serbe e ndihmuan atë dhe tre të tjerët, ai pretendoi se ato bile konspiruan t'i vrasin të arratisurit në emër të interesave më të mira të Serbisë dhe Republika Srpska.

"Ishte një kohë frike, fshehjeje e shqetësimi," tha Zupljanin. :Krahasuar me të gjitha këto, burgun ku ta gjesh."

Rreth një javë përpara arrestimit të Zupljanin, kryeprokurori i OKB Serge Bramertz këmbënguli në Këshillin e Sigurimit të OKB se të pandehurit që ende kërkohen nga gjykata e Hagës qenë "brenda dorës të autoriteteve serbe".

Ai tha se Serbia ishte "pjesërisht e kënaqëshme" në bashkëpunimin me ICTY në aksesin arkivor por ishte "e pakënaqëshme" në ndihmën për të kapur të arratisurit.

Bashkëpunimi i plotë me gjykatën e OKB është një kusht kyç për pranimin në BE të Serbisë. Zyrtarët e Beogradit thanë se arrestimi vërtetoi angazhimin e tyre për të përmbushur detyrimet e vendit të tyre ndaj ICTY.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading