Rinia kroate e pakënaqur me politikën

26/06/2008

Rinia kroate nuk tregon interes në politikë dhe pak nga ta marrin pjesë në procesin politik të vendit.

Nga Kristina Çuk për Southeast European Times në Zagreb -- 26/06/08

photo

Shumë të rinj kroatë i shmangen politikës. [Dosje]

Sipas Institutit kroat për Kërkimin Social, vetëm 8% e të rinjve janë të përzjerë në politikën e vendit. Numri është shqetësues pasi mungesa e fytyrave të reja në politikë mund ta kthejë në stanjante vendim-marrjen e vendit.

Drejtori i Qendrës së Kërkimit të Shkencave Politike në Zagreb, Anxhelko Milardoviç, thotë se vetëm 14% e kandidatëve për në parlament janë nën 30 vjeç. Shumica marrin pjesë vetëm formalisht apo si një përpjekje për të bërë të vlefshme pretendimet e dyshimta të politikanëve më të vjetër se rinia po hyn në politikë.

Interesi i ulët në politikë midis brezit të ri në Kroaci shkon prapa në vitet 1990. Sot, papunësia, standardet e ulta jetësore dhe krimet e pazgjidhura ngjizin pakënaqësinë e të rinjve nga politika.

"Unë nuk kam ndonjë ambicje të jem në politikë, pasi nuk mendoj se mund të ndryshoj ndonjë gjë në vendin tim," tha Zvonimir Duiç, 27 vjeç.

Natalie, një e papunë 26 vjeçare, ekonomiste nga Zagrebi, thotë se është krejtësisht apolitike. Ajo thotë se ndihmoi një parti gjatë fushatës zgjedhore të fundit ndërsa përpiqej pa sukse të bënte kontakte pune.

Ata që janë të interesuar në politikë nuk mund të hyjnë në rangjet e larta të partisë, pasi vendet monopolizohen nga politikanët e vjetër. Ndonse partitë kanë degë për politikanët e rinj, ata nuk marrin vëmendjen e duhur pasi ata që janë brenda vënë në dyshim kualifikimet e tyre për nivele më të larta të qeverisë.

Ndonse disa midis të rinjve mund të jenë të interesuar të bëhen politikisht aktivë, ata marrin pak inkurajim. Përveç kësaj, shumica e të rinjve e konsiderojnë politikën të korruptuar dhe nuk kërkojnë vend në të, duke u përqëndruar në vend të saj në gjëra private dhe më pak në ato me interes publik. Apatia është kaq e lartë sa që rinia është shpesh e paditur për politikanët dhe postet e tyre.

Për të rritur interesimin, GONG, një organizatë jopartizane e qytetarëve, kryen një seri uorkshopesh për të tërhequr të rinjtë në procesin politik. Në 2002, GONG niwsi një projekt mbarëkombëtar. Në fillim të çdo viti akademik, në shkollat e mesme anembanë vendit bëhen uorkshope interaktive në çështjet politike.

Autoritetet kroate po kërkojnë një ndryshim. Shumë shpresojnë se politikanët dhe ata në poste udhëheqëse do të frymëzojnë të rinjtë të hynë në politikë duke ju ofruar atyre motivim, udhëzime dhe vëmendje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading