30/06/2008
Serbët e Kosovës formuan në mënyrë kundërshtuese parlamentin e tyre paralel n ë Kosovë në fundjavë, por partitë që do të drejtojnë qeverinë e re serbe, Partia Demokratike dhe G17 Plus nuk morën pjesë në asamblenë inaguruese.
Nga Igor Jovanoviç dhe Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Beograd dhe Prishtinë -- 30/06/08
![]() Ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiç (majtas) flet në sesionin inagurues të asamblesë serbe të Kosovës në Mitrovicë të shtunën (28 qershor). [Getty Images] |
Siç qe parashikuar, serbët e Kosovës në pjesën veriore t qytetit të ndarë të Mitrovicës, formuan parlamentin e tyre të shtunën (28 qershor). Ai nuk do të ketë një rol legjislativ por do të mbledhë përfaqësuesit e komunitetit serb nga 26 komuna në Kosovë.
Partia Radikale do të ketë 17 anëtarë. Partia Demokratike e Serbisë (DSS) e kryeministrit që largohet Vojislav Koshtunica do të ketë 13 ndërsa katër do të përfaqësojnë Partinë Socialiste dhe një do të përfaqësojë Lidhjen Qytetare. Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiç do të ketë tre anëtarë dhe G17 Plus vetëm një përfaqësues. Morën vende gjithashtu përfaqësues të komuniteteve gorane, rome dhe boshnjake. Megjithatë, përfaqësuesit e DS dhe G17 Plus, partitë që do të formojnë qeverinë e re në Beograd, nuk e ndoqën sesionin.
Goran Bogdanoviç, kreu i degës së DS për Kosovën, tha se ata e lanë sesionin për shkak se besojnë se qeveria e re në Beograd duhet së pari të marrë një qëndrim mbi të ardhmen e asamblesë serbe të Kosovës.
"Ne besojmë se mbledhja e një parlamenti të tillë përpara mbledhjes së qeverisë serbe do të shkaktojë vetëm konfuzion dhe një ndarje edhe më të keqe brenda komunitetit serb në Kosovë," tha Bogdanoviç.
Megjithatë, përfaqësuesit e DSS mendojnë se parlamenti i ri gëzon legjitimitet midis serbëve të Kosovës. Ndihmësi i Koshtunicës për Kosovën dhe Metohinë, Slobodan Samarxhiç tha se serbët dhe të tjerët jo-shqiptarë besnikë ndaj Serbisë, "kanë fituar përfaqësuesit dhe organizmat qeverisëse t zgjedhura demokratikisht" me parlamentin e ri.
Mbështetja e serbëve të Kosovës për asamblenë megjithatë nuk është unanime. Kreu i Këëshillit Kombëtar Serb Rada Trajkoviç është kundër krijimit të saj. "Kjo nuk është e dobishme për serbët e Kosovës," tha ajo. Qeveria e Kosovës dhe agjensitë ndërkombëtare e kritikuan asamblenë.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha: "Nëpërmjet këtij parlamenti, Serbia ka për qëllim të decentarlizojë Kosovën."
UNMIK i kërkoi serbëve të Kosovës të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. "Krijimi i këtij parlamenti nuk është një gjë serioze sepse [ai] nuk do të ketë një rol operativ," tha zëdhënësi i UNMIK Aleksander Ivanko. Në një mënyrë të guximshme e kundërshtuese, disa serbë t Kosovës u mblodhën të shtunën në Gazimestan për të përkujtuar betejën e Kosovës të 1389.
"Çdo vit unë vij këtu për të festuar," tha Dragan Miliç, duke shtua se "serbët e Kosovës nuk duhet të harrojnë se ata kishin një histori dhe se Kosova është pjesë e Serbisë."