04/07/2008
AKP qeverisëse i tha Gjykatës Kushtetuese se nuk kishte axhendë të fshehtë për të sjellë rendin islamist në vend. Gjyakata më e lartë e Turqisë pritet të japë vendimin e saj lidhur me partinë e goditur, në katër deri pesë javë.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 04/07/08
![]() Nënkryeministri Çemil Çiçek i tha Gjykatës Kushtetuese të enjten (3 korrik) se shumica e pretndimeve në padi qenë bazuar në keqinformimin apo raportet e medias. [Getty Images] |
Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) mbrojti veten të enjten (3 korrik) në Gjykatën Kushtetuese, kundër akuzave se ajo ndjek një axhendë të fshehtë për të sjellë rendin islamik në vendin sekular.
Nënkryeministri Çemil Çiçek dhe deputeti i lartë Bekir Bozdag i thanë gjykatës më të lartë të vendit në një sesion gjashtë orë e gjysmë të gjatë se qëllmi kryesor i partisë ishte të demokratizonte më tej vendin, duke respektuar fenë dhe vlerat e popullit, jo duke nxitur islamizimin.
Të martën, kryeprokurori Abdurrahman Jalçinkaja i tha gjykatës se AKP është bërë një "pikë fokale" e verpimtarive që kanë për qëllim shkatërrimin e karakterit sekular të shtetit. Ai e përshkroi rendin e mundshëm islamik si një rrezik "i qartë dhe i pranishëm" për Turqinë.
Jalcinkaja kërkoi që partia të mbyllet dhe 71 figurat kryesore të saj, duke përfshirë kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan, të ndaloheshin nga politika për pesë vjet. Në padi, kryeprokurori renditi deklarime e politika të nryshme të AKP të cilat ai argjumentoi se qenë pjesë e njnë plani më të gjerë për të shkatërruar sistemin sekular dhe për të futur rendin islamik.
Midis atyre që ai heksoi qenë mbushja e mijra pozicioneve të shtetit me islamistë, ndalimi i shitjeve të alkoholit në restaurantet e drejtuara nga autoritetet e AKP, orvatjet për të zgjeruar kurset e Kuranit dhe më së fundi, masxa e diskutueshme për të lejuar gratë të mbajnë shalle koke në universitete, gjë është interpretuar si një simbol ideologjik.
Çiçek i tha gjykatës se shumica e pretendimeve në padi qenë bazuar në keqinformimin apo raportete medias.Ai dha shembuj të ndryshëm të reformave iniciuar nga AKP. Nënkryeministri argumentoi gjithashtu se njkë ndalim i AKP do të kundërshtonte traktatet e e mëdha ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kryesisht Konventën Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut të cilën Turqia e ka ratifikuar.
Megjithë qindra faqe të mbrojtjes nga AKP dhe thirrjet nga BE, shumë analistë parashikojnë përkundrazi se partia do të ndalohet, një fat që u ka takuar partive islamiste në të kaluarën, duke përfshirë Refah Partisi dhe Fazilet Partisi. Ndryshe nga AKP, megjithatë këto parti të mëparshme islamike futën një mënyrë më të vijës së ashpër dhe nisën politika tepër të debatueshme. AKP e përshkruan veten jo si një parti islamike por si një parti "konservatore demokratike" dhe mban një qëndrim pro-BE.
"[Shtetesit turq] nuk shohin një kërcënim të hapur e të qartë për demokracinë. Kështu që në qoftë se partia ndalohet dhe rasti do të shkojë në [Gjykatën Evropiane të të Drejave të Njeriut], gjykata mund të vendosë se Turqia bëri gabim duke ndaluar partinë," i tha tevizionit CNN Turk, Riza Turmen, ish gjykatës turk në Gjykatën eEvropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai sugjeron që gjykata të dërgojë një paralajmërim të fortë për partinë për të respektuar karakterin demokratik e sekular të shtetit, dhe jo ta mbyllë atë.
Një vendim pritet në katër deri pesë javë. Së paku shtatë nga 11 gjykatësit duhet të votojnë për mbylljen që gjykata të mbyllë një parti politike. Në qoftë se AKP mbyllet, deputetët e saj duhet të rigrupohen nën një parti të re. Raportet e shtypit turk tregojnë se zyrtrët e AKP kanë nisur tashmë këto përgatitje. Në qoftë se Erdogan ndalohet nga politika, ai pritet të kontrollojë partinë e re nga prapa skenës.