Turqia e tronditur nga dyshimet në padinë e Ergenekon

16/07/2008

Një grup ushtarakësh turq në pension dhe nacionalistë të vijës së ashpër ndeshin akuza se i takojnë një "rrjeti terrorist" të dyshuar që kishte për qëllim përmbyshejn e qeverisë me rrënjë islamike.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 16/07/08

photo

Synimi i organizatës ishte "shkatërrimi i autoritetit të shtetit", tha kryeprokurori i Stambollit Ajkut Çengiz Engin. [AFP]

Padia kundër grupit të errët Ergenekon shkoi në gjykatë të hënën (14 korrik) pas 13 muajsh të gjata hetimi. Padia mbulon akuzat kundër 84 të dyshuarve. Një padi shtesë që do të pasojë do të përfshijë akuzat kundër 20 të dyshuarve të tjerë të ndaluar më parë këtë muaj. Gjeneralët me katër yje në pension, Hurshit Tolon dhe Sener Erujgur, ky i fundit që kryeson Shoqatën e mendimit të Ataturkut, janë krerët e pretenduar të grupit.

Opozita laike e Turqisë pretendon se rasti i mbështetur nga qeveria është "hakmarrje" për rastin gjyqësor në vazhdim të mbylljes së Partisë qeverisëse poër Drejtësi e zhvillim (AKP) në Gjykatën Kushtetuese. Të dy rastet thelluan krizën më të keqe politike në dekada të Turqisë.

Padia 2,455 faqe e Ergenekon mbetet konfidenciale por informacioni i rrrjedhur në shtyp përfshin pretendime sensacionale rreth ngjarjeve të kohëve të fundit në Turqi.

Kryeprokurori i Stambollit Ajkut Çengiz Engin tha të hënën se anëtarët e dyshuar të Ergenekon përballen me akuza për "nxitjen e të tjerëve" për të kryer disa sulme, duke përfshirë të shtënat e vitit të kaluar në Këshillin e Shtetit dhe një sulm me granadë dore në selinë e së përditshmes së Stambollit Cumhuriyet.

Vëzhguesit fillimisht ja veshën këto incidente militantëve radikalë islamistë, duke i portretizuar ato si simptoma të një kërcënimi më të madh të islamizmit në vendin sekular por me shumicë muslimane. Raporte të mëparshme të shtypit mbi Ergenekon aludonin se kjo e fundit kishte lidhje me vrasjen e gazetarit turk-armen Frant Dink, ndonse kjo nuk ka dalë në padi.

Engin tha se të dyshuarit i përkisnin një "grupi të armatosur terrorist" që raportuesit e identifikojnë si Ergenekon. "Organizata terroriste e përmendur në padi nuk është një organizatë separatiste apo ideologjike në sensin klasik," tha Engin. Por prapë, ajo është përcaktuar si një "grup terrorist" sipas ligjit turk.

Hetimi nisi vitin e kaluar, kur policia zbuloi një shtëpi plot me municione dhe armë në lagjen Umraniye të Stambollit. Policia kapi së pari një grup veteranësh të rangut të ulët dhe anëtarë të një organizate kriminale por operacioni u zgjerua për të përfshirë nacionalistë të vijës së ashpër dhe politikanë sekularë, gazetarë e të dyshuar të tjerë, pasi kryeprokurori i Turqisë i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të mbyllte AKP qeverisëse, bazuar në atë se ajo kishte prishur sistemin sekular në Turqi.

AKP mohon të ketë ndikuar gjyqësorin në rastin por nuk e fsheh që e mbështet hetimin.

Padia pretendon se Ergenekon, që thuhet se është nën kontrollin e disa gjeneralëve në pension dhe me lidhje metruapt aktive, ka për qëllim të bëhet një forcë e vërtetë në Turqi. Prokurorët thonë se Ergenekon ka qeliza të gjera duke përfshirë personalitete të medias e vrasës por këto qeliza nuk kanë lidhje me njera tjetrën dhe marrin udhëzime nga kreu. Padia pretendon se Ergenekon është përpjekur të zhvillojë luftë kimike e biologjike dhe ishte prapa trafikut të drogës në Turqi.

Pavarësisht këtyre pretendimeve sensacionale, prokurorët kanë ende për të përparuar provat e lidhjeve midis kriminelëve të njohur nën arrest dhe të dyshuarve të tjerë, posaçërisht ish gjeneralëve, politikanëve dhe gazetarëve të njohur për kundërshtimin e tyre të fortë ndaj qeverisë me rrënjë islamike. Prokurorët thonë se kanë rreth 20 dëshmitarë që do të dëshmojnë ndërsa kanë identitetin e tyre të mbrojtur.

Erujgur është akuzuar për përgatitjen e disa orvatjeve të dështuara për një grusht-shteti ushtarak gjatë dhe pas detyrës së tij si komandant i forcave të xhandarmërisë midis 2002 dhe 2004. Gjenerali ndesh gjithashtu akuza për komplotimin e sulmeve të dhunshme dhe vrasjeve këtë vit për të provokuar një përmbyesje ushtarake të AKP.

Ish gjeneralët e arrestuar këmbëngulin se nuk kanë bërë asgjë të paligjshme apo kundër interesave të Turqisë dhe forcat e armatosura të Turqisë mohojnë çdo lidhje me Ergenekon.

Pavarësisht nga kriza, për disa mendimtarë liberalë, procesi është një hap i rëndësishëm në forcimin e demokracisë turke. "Ky është fillimi i një periudhe të re në Turqi," argumentoi Ali Bajramoglu, një shkrues për gazetën pro-qeveritare Yeni Safak. "Në një vend ku ne patëm dy ndërhyrje të drejtpërdrejta dhe dy ndërhyrje të tërthorta ushtarake, tani për herë të parë gjeneralët në pension po sillen në gjyq për përgatitje grushte-shteti," tha ai.

Por jo të gjithë dijetarët mendojnë si Bajramoglu. Një shkrimtar i majtë dhe studjues në Universitetin e Ankarasë, Turker Alkan, beson se hetimi pasqyron një luftë për pushtet midis sekularistëve dhe islamistëve se sa një masë drejt standardeve më të larta demokratike.

"Në histori nuk ka shembull të grushteve të shtetit nga gjeneralë në pension," shkroi Alkan në kollonën e tij në të përditshmen Radikal. "Dhe as kushtet e brendshme e as ato ndërkombëtare...nuk mund të justifikojnë një grusht-shteti në Turqinë e sotme."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading