Turqia i ka sytë në Olimpiadën më të mirë ndonjëherë

31/07/2008

Ekipi olimpik turk shpreson të jetë midis 20 vendev të para në fund të Lojrave të Pekinit. Peshëngritja, mundja dhe taekwondo mbajnë premtimin më të madh për medalje të arta.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 31/07/08

photo

Peshëngritësi turk Nurçan Tailan është një nga shpresat e vendit të tij për të artën në Pekin. [Getty Images]

Turqia i mbërthen shpresat e medaljeve në mundësit e saj kampionë bote, peshëngritësit dhe atletët e taekwondo, gjatë Lojrave të Pekinit. "Unë mendoj ne mund të fitojmë pesë të arta, pesë të argjendta dhe pesë medalje bronzi në fund...midis 20 vendeve të para," tha kreu i drejtorisë së rinisë dhe sporteve, Mehmet Atalaj.

Në Lojrat 2004 të Athinës, ekipi turk prej 66 anëtarësh fitoi dhjetë medalje: tre të arta në peshëngritje, tre medalje të argjendta në mundje, taekwondo dhe boks dhe katër medalje bronxi në disiplina të tjera. Ajo u rendit e 22-ta në fund të Olimpiadës.

Ekipi turk për në Pekin ka një total prek 68 atletësh në 12 disiplina të ndryshme. Dhjetë atlete femra e gjashtë meshkuj do të kërkojnë medalje në disiplinat e pistës dhe fushës. Elvan Abeilegese i cili fitoi një medalje argjendi në kamionatin botëror të 2007 në garën 10,000 metra, do të konkurojë për një medalje në 5,000 metra në Pekin.

Kampionin turk i peshëngritjes Naim Sulejmanoglu , "Herkuli i xhepit", ndihmoi t'i japë emër vendi të tij në Olimpiada. Atleti 145 cm i gjatë fitoi tre medalje të arta olimpike (1988, 1992, 1996), shtatë kampionate botërore dhe gjashtë kampionate evropiane dhe mban 46 rekorde botërore.

Tani dy peshngritës premtues vazhdojnë traditën e tij: Taner Sagir, i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë 77 kg në Athinë dhe Nurçan Tailan që mori të artën për femra në kategorinë 48 kg atë vit. Të dy ata kërkojnë përsëri të artat në Pekin.

Turqia ka gjithashtu shpresa të larta për 13 mundësit e vet. Mundja ka qenë një sport i rëndësishëm për Turqinë që nga Lojrat e Berlinit në 1936 kur Jashar Erkan fitoi të parën medalje të artë të Turqisë. Që atëhere dhjetra mundës turq kanë fituar medalje olimpike.

Në taekwondo, Bahri dhe Azize Tanrikulu, vëlla e motër, shpresojnë ti shtojnë medaljet e arta olimpike koleksionit të tyre. Bahri mori të argjendën në kategorinë 80 kg për meshkuj në Athinë. Azize fitoi një medalje të artë në kategorinë 63 kg për femra në kampionatin evropian në 2005.

Një nga emrat surprizë në ekipin olimpik turk është notari 14-vjeçar Ediz Jildirimer, atleti më i ri në historinë olimpike të Turqisë. Ai doli i pari në 1,500 metra stil i lirë në kampionatin botëror të këtij viti për grupin e tij të moshës. "Do të jetë një përvojë e madhe për mua. Objektivi im i vërtetë është të marr një [medalje] në Lojrat Olimpike të 2012," tha Jildirimer.

Shpresat e Turqisë janë shumë më tepër se një përfaqësim i mirë olimpik: një përfaqësim solid do të pasqyrohet mirë në vendin si të tërë. Ndonse Stambolli humbi shansin të presë Lojrat Olimpike të 2008, është i etur të presë Olimpiadën në 2020.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading