Shefi i UNMIK propozon forcë serbe brenda KPS

07/08/2008

Shefi i UNMIK Lamberto Zanier propozoi krijimin e një force etnike serbe brenda Shërbimit Policor të Kosovës

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë – 07/08/08

photo

Shërbimi Policor i Kosovës mund të ketë një kontigjent serb. [Getty Images]

Një forcë etnike brenda Shërbimit Policor të Kosovës (KPS) do të patrullojë zonat me shumicë serbe dhe do të ketë autonomi për sa i përket komandës, tha shefi i UNMIK Lamberto Zanier javën e kaluar. Propozimi është vetëm një pjesë e përpjekjeve për të zbatuar rikonfigurimin e planifikuar të UNMIK nga Sekretari Përgjithshëm i OKB-së Bank Ki-mon.

Propozimet e Zanier parashikojnë që autoriteti i doganave në veriun e Kosovës të jetë i ngjashëm me modelin e Hong Kongut, ku një territor ka dy zona doganore. E njëjta marrëveshje është planifikuar për sistemin gjyqësor. Zanier tha se Grupi i Kontaktit e mbështet idenë.

Shumë prej oficerëve serbë në KPS dhanë dorëheqjen mbasi ish-provinca e Serbisë shpalli pavarësinë në 17 shkurt. Në një intervistë me të përditshmen kosovare Koha Ditore, Zanier tha se nuk ka mënyrë të qartë për ti bërë oficerët të kthehen në punë.

Sidooqftë, tha ai, forca e propozuar e policisë serbe do të ketë autonimi të plotë operacionale dhe do të ekzistojë si një pjesë unike e sistemit ekzistues në Kosovë.

Aktualisht, oficerët refuzojnë të vijnë nën komandën e qeverisë së Kosovës dhe duan të shërbejnë nën autoritetin e UNMIK në se ata vendosin të kthehen.

Zëvendës-kryeministri Hajredin Kuqi tha për Radio Qielli Blu se kushtetuta e Kosovës dhe plani i ish-dërguarit të OKB-së Marti Ahtisari nuk parashikon ekzistencën e ndonjë strukture që nuk është pjesë e "sistemit unik" të Kosovës, duke përfshirë policinë.

"Ne do të integrojmë minoritetet në Kosovë, por nuk do të ketë sisteme të ndara në Kosovë," tha Kuqi. Ai theksoi gjithashtu se UNMIK nuk mund të diskutojë me Serbinë qëndrimin politik dhe gjyqësor të Kosovës ose funksionet e saj të brendshme.

Zëdhënësi i UNMIK Aleksandër Ivanko tha se Zanier propozoi këtë zgjidhje gjatë një takimi të javës së kaluar me ministrin serb për Kosovën Goran Bodganovic. "Propozimi do të diskutohet; është vetëm fillimi," tha Ivanko. Ai konfirmoi se kjo çështje kërkon diskutime midis komisionerit të policisë të UNMIK në Prishtinë dhe oficerëve serb të KPS-së.

Ivanko tha se bisedimet midis dy entiteteve do të vazhdojnë. Sidoqoftë, ai tha se negociatat mbi çështjet teknike dhe praktike do të vazhdojnë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Zanier mund të diskutojë vetëm çështje teknike me Beogradin -- jo çështje që kanë lidhje me pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Në një intervistë të botuar të mërkurën (6 gusht), Thaçi tha se qeveria e tij nuk do të diskutojë disa çështje të propozuara së fundmi nga Ban me Beogradin. Propozimet e Ban që i janë dërguar Kosovës dhe Serbisë në mesin e qershorit përsërisin angazhimin e OKB-së për të dialoguar lidhur me policinë, sistemin gjyqësor, kufijtë administrativë, trashëgiminë serbe, trafikun, infrastrukturën dhe doganat. Sidoqoftë, Thaçi tha se kushtetuta e Kosovës do të respektohet, asnjë "deklaratë ad hoc nga cilido".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading