Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në Maqedoni

14/08/2008

Megjithëse rrahjet e policisë po bien në Maqedoni, reduktimi i mëtejshëm i shkeljeve të të drejtave të njeriut do të kërkonte një përpjekje të përbashkët.

Nga Dmitar Bocevski për Southeast European Times në Shkup -- 14/08/08

photo

"Një kuadër ligjor i përshtatshëm është i rëndësisë së veçantë, por përmirësim real do të ndodhi vetëm kur ligjet mbështen dhe praktikat e personelit dhe zakonet të ndryshojnë," tha Ervan Fouere, përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni. [File]

Në gjysmën e parë të 2008, OJF-të njoftojnë se shumica e ankesave të të drejtave të njeriut në Maqedoni citojnë rrahjet brutale nga njësitë e ndërhyrjes urbane -- Alfa e Maqedonisë dhe Njësia Speciale e Zhvendosjes të Shpejtë e ministrisë së brendshme.

Një numër i lartë i abuzimeve me shkeljet e të drejtave njerëzore nga policia nuk raportohen. Arsyet ndryshojnë, duke reflektuar mungesën e besimit të publikut në polici dhe sistemin gjyqësor.

Shumë dekurajues është numri i ulët i rasteve që shkojnë në gjykatë dhe një numër akoma më i ulët i vendimeve në favor të paditësve. Shumë viktima janë ngurruese për të paditur për shkak të frikës personale ose të familjes ose kërcënimeve për ngacmime. Inefikasiteti i njohur gjyqësor dhe burokracia masive dekurajojnë gjithashtu individët të kërkojnë drejtësi.

Sidoqoftë, Koalicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë, Qendra e Iniciativës Qytetare, Qendra Elektorale dhe e Zhvililmit dhe Forumi i të Drejtave për Gratë Rome – Arka, në bashkëpunim me Komisionin Anti-Torturë të OKB-së, janë disa nga OJF-të që po zbatojnë një projekt për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Që prej 2004, ata kanë dhënë asistencë ligjore falas për viktimat. Ndihma në përmbushjen e ankesave me Divizionin e Brendshëm të Kontrollit të ministrisë së brendshme, takime me avokatin e popullit publik, përgatitja e gjyqeve, paraqitja e dokumentave të duhura mjekësore në gjykatë dhe aktivitete të tjera janë ato që OJF-të japin për të ndihmuar viktimat.

"Në vitin 2006, 62 ankesa raportuan dëmtime trupore nga policia, së bashku me sjellje të ashpër dhe joprofesionale. Në vitin 2007, ishin 51 raste të abuzimit të policisë dhe në gjysmën e parë të këtij viti, ishin 27 raste të reja. Megjithëse shohim një prirje në ulje, ngelet akoma një rrugë e gjatë nga përjashtimi," tha Anica Tomic Stojkovska e Koalicionit të Gjithë për Gjykime të Drejta.

Një takim me avokatët e popullit të Maqedonisë dhe Francës, Idjet Mehmet dhe Jean-Paul Delevoye, si dhe përfaqësuesi i BE-së Erwan Fouere, nxorri disa deklarata që mund të shërbejnë si udhëzime të ardhshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

"Transparenca është mjeti më efikas kundër torturës. Kur një arrestohet, kjo do të thotë humbja e të drejtave të njeriut. Për shembull, në Francë, avokati i popullit vendos qytetarët të cilët inspektojnë burgjet dhe institucionet penale çdo javë," tha Delevoye.

"Në këtë vend, janë duke u zhvilluar shumë reforma në drejtësi, liri dhe siguri, por në mënyrë që të ndodhin ndryshime të vërteta, duhet të ndodhi një ndryshim i oficerëve të policisë, adminstratës dhe personelit të burgjeve.

Divizioni i Kontrollit të Brendshëm i ministrisë së brendshme refuzoi disa mundërsi për të dhënë pikëpamjet e tij mbi situatën e të drejtave të njeriut.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading