14/08/2008
Ekipi i vaterpolos të Malit të Zi qëndron i pamposhtur në kërkimin e arit, ndërsa Kroacia dhe Serbia arritën fitore në të njëjtin sport.
![]() Mladjan Janovic i Malit të Zi qëlloi mbi Emanouil Milonakis të Greqisë gjatë një ndeshje fillestare vatërpoli në Qendrën e Sporteve Olimpike të së enjtes (14 gusht) në Bejzhing. [Getty Images] |
Ekipi i vaterpolit Malazez mundi Greqinë 10-6. Mladjan Janovic, Vladimir Jojkovic, Predrag Jokic dhe Boris Zlokovic realizuan dy gola secili, ndërsa Nikola Vukcevic dhe Milan Ticic secili arritën një. Georgias Ntoskas kryesoi rezultatin për Greqinë me dy gola.
***
Mundësi Bullgar greko-roman Nikolaj Gergov mundi konkurrentin e tij Turk, Seref Eroglu, 3-1 në kategorinë 66kg. Në garën 96kg, Kaloyan Dinchev humbi ndaj Marek Svec të Republikës Çeke, 3-1.
***
Koacia mundi Gjermaninë në vaterpolo për meshkuj, 13-5. Damir Buric shënoi tre gola, ndërsa dy për secilin u realizuan nga Maro Jokovic, Mile Slodlaka, Pavo Markovic dhe Miho Boskovic. Zdeslav Vrdoljak dhe Samir Varac kontribuoi secili me një. Shënuesi më i mirë i Gjermanisë, Mark Politze, bëri gjashtë gjuajtje për gol por vetëm dy kaluan portierin.
***
Në volejboll plazhi për femra, ekipi i dyshes Greke i Vasiliki Karantasiou dhe Vasiliki Arvaniti humbi 39-43 ndaj Renata Ribeiro dhe Talita Rocha të Brazilit. Një dyshe tjetër, Efthalia Koutroumanidou dhe Maria Tsiartsiani, u eleminuan më shpejt në të njëjtën garë. Shigetarja Elpida Romantzi humbi ndaj Park Sung-Hyun e Koreas në eleminatoret 1/8 individuale për femra. Dhe në mundje greko-romane, Theodoros Tounousides humbi ndaj Ramaz Nozadze të Gjeorgjisë në kategorinë 96kg.
***
Notari Rumun Razvan Ionut Florea përfundoi i dyti në gjysëmfinalen 200m brektocë për meshkuj, me një kohë 1:566.45. Në gjimnastikë Flavius Koczi ishte përfaqësuesi i vetëm i Ballkanit në të gjitha individualet për meshkuj. Ai doli i 18 në këtë garë, me Yang Wei të Kinës që fitoi. Në pingpong për femra, Rumania humbi ndaj Hong Kongut, 0-3.
***
Ekipi i vaterpolit për meshkuj të Serbisë mundi Shtetet e Bashkuara 4-2 të enjten në një lojë me pak pikë të shënuara me lojë të orientuar drejt mbrojtjes. Dusko Pijetlovic, Aleksandar Sapic, Vanja Udovicic dhe Vladimir Vujasinovic shënuan nga një gol secili; Peter Varellas shënoi të dy golat e SHBA-së. Në volejboll për meshkuj, ekipi serb humbi ndaj Polonisë, 1-3.
***
Turqia vuajti një zgjënjim të mëtejshëm pasi mundësi Tanir Sagir doli nga gara e 77kg për meshkuj të mërkurën, duke dështuar në tre përpjekjet e shtytjes në 165kg. Sagir ishte kampioni olimpik në fuqi. Në gara me vela, Ali Kemal arriti në vendin e 18, ndërsa notari Serkan Atasay u eliminua nga kualifikimi individual i 200m të përzier për meshkuj, duke përfunduar i 42 nga 46 gjithsej me një kohë 2:05:25. Ekipi i skuadrës Buse Dilara Gunajdin nuk arriti të kualifikohej në 200m bretkocë për femra -- ajo doli e 32 me 2:31.86. Mbas disa seri humbjesh, mundësit greko-roman Serf Erogul dhe Seref Tutenk humbën respektivisht në kategoritë 66kg dhe 74kg, ndërsa boksieri Bahram Muzafer humbi në 81kg për meshkuj.
Burime të ndryshme – 14/08/08