15/08/2008
Skudra e meshkujve e basketbollit të Kroacisë nuk ndali dot Argjentinën, dhe grekët dolën të paaftë për të përsëritur fitoren e tyre të 2006 ndaj Shteteve të Bashkuara.
![]() Ali Kemal Tufekci i Turqisë priti për një tërheqje nga erërat që vonuan garën e grupit finlandez të premten (15 gusht) në Olimpiket e Beijing. Moti forcoi shtyrjen e 11 garave të lundrimit. [Getty Images] |
Amel Mekic i Bosnje-Hercegovinës, mundi kundërshtarin e tij amerikan, Adler Volmar, në ndeshjen e xhudos për 100kg të enjten (14 gusht). Në raundin tjetër, Mekic humbi ndaj Askhat Zhitkeyev të Kazakistanit.
***
Ekipi i volejbollit për meshkuj të Bullgarisë kryesoi në fillim të ndeshjes së saj me Shtetet e Bashkuara të së enjtes (14 gusht), por ekipi i SHBA-së u kundëpërgjigj për të fituar përfundimisht 3-1 (27-29, 25-21, 25-14 and 26-24). Stanley Clayton shënoi 21 pikë, ndërsa Matev Kaziyski i Bullagarisë arrit 18.
***
Skuadra e basketbollit e meshkujve e Kroacisë nuk e mundoi Argjentinës. Kampionët mbrojtës realizuan një udhëheqje të dyfishtë paraprakisht, dhe shkuan drejt fitores me 77-53. Andres Marcelo Nocioni realizoi 18 pikë, ndërsa pikëshënuesit më të mirë kroat Marko Tomas dhe Marko Banic realizuan vetëm 9 pikë. Ndërkohë, skuadra e hendbollit të meshkujve e Kroacisë humbi ndaj Francës, 23-19. Peter Metlicic doli jashtë me karton të kuq pas tre pezullimeve gjatë ndërprerjes së gjysmës së parë. Mirza Dzomba udhëhoqi pikët për anën kroate me pesë goal, katër prej tyre penallti. Në pinkpong, Kroacia humbi ndaj Austrisë 3-1 në ndeshjen e playoff për bronxin.
***
Greqia, e cila mundi Shtetet e Bashkuara në kampionatin botëror 2006 të basketbollit për meshkuj, nuk ishte në gjendje të përsëriste të njëjtin triumf të enjten. Ajo vuajti një humbje të dukshme nga ana e skuadrës së SHBA-së, 92-69. Kobe Bryant dhe Chris Bosh kryesuan rezultatin, me 18 pikë secili. Në anën greke, Theodoros Papaloukas arriti 15 pikë dhe Vasileos Spanoulis 14. Në lundrim, ekipi i Iordanis Paskalidis dhe Konstantionos Trigonis arriti i dyti në garën e parë të klasit Tornado.
***
Gjimnastia Rumune Steliana Nistor konkurroi në stil të përzier individual për femra, duke u renditur e pesta mbas konkurrentëve nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia. Nota e saj më e lartë (15.975) ishte në paralele teke. Në pingpong për femra, ekipi rumun nuk ishte në gjendje të mundte Shtetet e Bashkuara për medaljen e bronzit.
***
Kampionia e Kupës Botërore Italia mundi Serbinë në volejboll për femra 3-0 (25-23, 25-20 dhe 25-19). Pala italiane u drejtua nga Taismary Aguero me 19 pikë; Jovana Brakocevic e Serbisë shënoi 12. Të enjten, ekipi i volejbollit serb për meshkuj humbi me Poloninë, 3-1 (31-29, 22-25, 25-22, 25-21). Shënuesi më i mirë i mbrëmjes ishte Ivan Miljkovic i Serbisë, me 24 pikë.
(Burime të ndryshme – 15/08/08)