18/08/2008
Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski propozi të shtojë njohjen e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe riemrin e Aeroportit Ndërkombëtar të Selanikut në bisedimet e debatit në vazhdim të emrit. Sidoqoftë, ndërmjetësuesi i OKB-së, Mathju Nimetz i konsideron këto çështje jashtë qëllimit të bisedimeve.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 18/08/08
![]() "Janë shumë çështje midis të dyja vendeve, disa janë në plan afatgjatë dhe disa afatshkurtëra," tha përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së Mathju Nimetz. [Getty Images] |
Një tjetër raund negociatash mbi debatin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë u zhvillua në Nju Jork vonë javën e kaluar por nuk arriti progres të dukshëm. Në takimet e veçuara me ekipet maqedonase dhe greke të së enjtes (14 gusht), përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së Mathju Nimetz diskutoi gjithashtu disa ide të reja mbi emrin që palët nuk i zbuluan. Disa media greke njoftuan nga burime të pakonfirmuar se Nimetz ka sjellë përsëri në lojë emrin "Maqedonia e Veriut" në pesë variante.
Nimetz morri një linjë të fortë në mospranimin e kërkesës së kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski për të përshfirë çështje të tjera në negociata, siç është njohja e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe ndryshimi i ish-emrit "Mikra" të Aeroportit Ndërkombëtar të Selanikut.
"Mandati im është për problemin e emrit. Janë edhe çështje të tjera dhe zgjidhja e problemit kryesor me emrin mund të çojë në zgjidhjen e grindjeve të tjera," konstatoi Nimetz.
Letra e re e Gruevskit për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mon që propozonte diskutimin e çështjes së kishës morri një përgjigje të ftohtë nga Greqia. Media maqedonase citoi ministren e jashtme Dora Bakojanis duke thënë, "Ne presim që pala e Shkupit [të mos] vendosi pengesa në mënyra të ndryshme dhe të shmangi esencën e negociatave."
Homologia e saj amerikane, Kondolesa Rais, tha se debati i emrit "nuk duhet të pengojë rrugën e pranimit të Maqedonisë në NATO". Greqia njoftohet se interpreton deklaratën e saj si dëshmi se Uashingtoi po "bën përpjekje" që NATO të pranojë Maqedoninë para se Presidenti i SHBA-së Xhorxh W Bush të largohet nga detyra.
Kisha Ortodokse Maqedonase, njohjen e të cilës po e bllokon Kisha Ortodokse Serbe, në bashkëpunim me Kishën e fuqishme Ortodokse Greke, mirëpriti iniciativën e Gruevskit.
Në anën tjetër, presidenti maqedonas Branko Crvenkovski vuri në dyshim zgjuarsinë e veprimit të Gruevskit, duke thënë se kishat ortodokse maqedonase dhe serbe duhet të zgjidhin problemin e mosnjohjes.