18/08/2008
Prova e zakonshme e tapetit e Sandra e Izbasa fitoi vendin e parë në podium, ndërkohë që një tjetër gjimnast ballkanas -- Filip Ude i Kroacisë -- fiton argjendin në kaluç.
![]() Sandra Izbasa e Rumanisë (qendër) fotografohet me Shaun Xhohnson (majtas) dhe Nastia Liukin e Shteteve të Bashkuara në ceremoninë e dhënies së medaljeve për garën e tapetit individual për femra. Izbasa fitoi medaljen e artë të dielën (17 gusht). [Getty Images] |
Gjimnastja Rumune Sandra Izbasa fitoi medaljen e arit në garën e tapetit individual për femra të dielën (17 gusht). Performanca e saj arriti nivelin më të lartë të vështirësisë teknike dhe ajo e realizoi atë me vetëpërmbajtje, duke arritur një rezultat 15.650 dhe duke lënë mbrapa Shaun Xhohnson dhe Nastia Liukin e Shteteve të Bashkuara. Performanca e Izbasa i solli asaj jo vetëm një medalje por edhe një telefon urimi nga presidenti i Rumanisë, Traian Bësesku.
***
Filip Ude i Kroacisë arriti një përmbysje emocionues në gjimnastikë për meshkuj, duke fituar argjendin në kaluç dhe duke lënë jashtë pretendimeve për medalje Yang Wei të Kinës. Louis Smith i Britanisë arriti rezultatin e Ude 15.725, por kroati kishte më pak ulje merite artistike.
***
Elvan Abeylegese i Turqisë fitoi një medalje argjendi në garën 10,000m vrap me pengesa me një kohë 29:56:34. Arin e fitoi Tirumesh Dibaba e Etiopisë me kohën e saj 29:54:66 që thyevi rekordin.
***
Bullgaria fitoi medaljen e saj të parë të shtunën në Bejzhing, me rremtaren Roumyana Neykova që përfundoi e para në rrem tek. Koha e saj ishte 7:22.34. Ndërkohë, mundësja Stanka Zlateva morri medaljen e argjendit në kategorinë e 72kg mbasi u kalua nga Jiao Wang i Kinës.
***
Ekipi i baskebollit për meshkuj i Greqisë kapërceu avantazhin e fushës së kundërshtarit të saj dhe mundi ekipin kinez të drejtuar nga Yao Ming. Rezultati përfundimtar ishte 91-77. Joanis Bourousis dhe Vasileios Spanoulis arritën 19 pikë secili.
***
Ekipi i volejbollit për meshkuj i Bullgarisë ka arritur çerekfinalet, duke mundur Venezuelën 3-1 (23-25, 25-19, 25-16, 25-22). Ndeshja shënoi kthimin e kapitetin të ekipit Plamen Konstantinov, i cili u largua herët nga lojërat mbasi kishte regjistruar nivele çuditërisht të larta të testosteronit në testet e zakonshme. Konstantinov u nxorr më pas i pafajshëm dhe ju bashkua ekipit të tij në Bejzhing.
***
Rremtarët Rumune Georgeta Andrunake dhe Viorika Susanu fituan garën çift për femra, me një kohë 7:20:60. Ai ishte ari i tyre i dytë i njëpasnjëshëm në çift për femra. Në tetëshen për femra, rumunët ishin kampionët në fuqi. Por ata nuk ishin në gjendje të arrinin Shtetet e Bashkuara dhe morrën bronzin, mbas një kalimi më vonë të hollandezëve.
***
Peshkaqenët e Kuq të Malit të Zi barazuan me Australinë 5-5 dhe do të kalojnë në çerekfinalet e vaterpolit në një ndeshje me <b>Kroacinë</b>. Ndërkohë, <b>Serbia</b> humbi 13-12 me Italinë dhe si pasojë ju shmang përfundimit në të njëjtin grup me Malin e Zi. Në vend të tij, ajo do të luajë me Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara.
***
Vrapusja e distancave mesatare Daniela Yordanova e Bullgaria është jashtë lojërave mbasi dështoi në një test dopimi. Ajo do të konkurronte në garën e 1,500m. Trajneri i Yordanova morri fajin, duke thënë se ai mund të ketë sjellë pa vetëdije ushqim shtesë të prishur.
***
Kampionja në fuqi në 400m gara me pengesa, Fani Halkia e Greqisë, nuk do të jetë në gjendje të mbrojë medaljen e saj. Zyrtarët e ekipit e dërguan atë në shtëpi se nuk kaloi një test droge. Pesëmbëdhjetë atletë grek duke përfshirë të gjithë ekipin e peshëngritjes -- rezultuan pozitiv ndaj methiltrienolone, një steroid anabolik që është përhapur gjerësisht nëpërmjet internetit.
***
Gjimnasti Bullgar Iordan Iovtchev përfundoi i fundit në finalen e unazave për meshkuj, mbas garuesit të vendit të shtatë Robert Stanesku i Rumanisë.Yibing Chen i Rumanisë fitoi këtë garë.
(Burime të ndryshme -- 18/08/08)