Olimpikët: Një tjetër medalje për Bullgarinë

19/08/2008

Me performancën fituese të bronzit të Radoslav Velikov të martën, Bullgaria ka tre medalje në mundje -- plus arin e Roumyana Neikova në rrema individuale.
photo

Radoslav Velikov (djathtas) e Bullgarisë konkurron kundër Henry Cejudo të Shteteve të Bashkuara në mundje 55kg stil i lirë në Lojërat Olimpike të Bejzhing të martën (19 gusht). [Getty Images]

Mundësi Bullgar Radoslav Velikov fitoi bronzin në garën 55kg stil i lirë të martën (19 gusht), duke mundur Namig Sevdimov të Azerbaxhanit. Bullgaria tani ka tre medalje në mundje në Lojërat e Bejzhingut.

***

Ekipi i volejbollit për meshkuj i Serbisë mundi Egjiptin dhe tani ecën për në çerekfinale. Rezultati ishte 3-0 (25-16, 25-13, 25-17). Ekipi i Egjiptit, i cili nuk ka fituar asnjë ndeshje në Bejzhing, pësoi eliminimin. Serbia do të luajë ndeshjen e ardhshme me Brazilin, Rusinë ose Poloninë.

***

Kroacia mundi Iranin 91-57 në garat kualifikuese të turneut të basketbollit për meshkuj. Marin Rozic dhe Marko Tomas shënuan secili nga 16 pikë, ndërsa Nikola Prkacin mblodhi 15 pikë dhe Damjan Rudez shënoi 13. Kroacia është tani në vendin e tretë në grupin e saj dhe do të përballet me Spanjën të mërkurën.

***

Shpresat e lojërave olimpike të Rumanisë vuajtën një frenim madhore të martën kur gjimnasti Marian Dragulescu ra në kërcimin e dytë dhe doli nga gara e medaljeve. Ai ishte favorit për të fituar këtë garë. Ndërkohë, Steliana Nistor përfundoi e shtata në garën e paraleleve teke. Ajo u përball me disa konkurrentë të ashpër që përfshinin He Kexin të Kinës, i cili arriti të fitonte arin, po ashtu dhe Nastia Liukin e Shteteve të Bashkuara. Në hedhje disku, Nicoleta Gratu ishte favoritja por humbi shansin e saj për të fituar arin.

***

Atletja Eleni Artymata e Qipros arriti raundin e dytë të 200m vrapim me pengesa për femra, duke u kualifikuar me 23.58. Ajo mbëriti e katërta.

***

Atletja Rumune Ionela Tirlea u kualifikua midis grupeve të 200m për femra, duke u kualifikuar në vendin e tretë prapa Rogaya Al-Gassra të Bahrein, Emily Freeman të Britanisë së Madhe dhe Kerron Stewart të Xhamajkës. Koha e Tirlea ishte 23.24.

***

Në mundje stil i lirë për meshkuj, Sahit Prizreni i Shqipërisë humbi me Bazar Bazarguruev të Kirgizstanit në finalet e 1/8 të garës në 60kg. Bazarguruev përfundoi duke humbur me Kenichi Yumoto të Japonisë, i cili morri medaljen e bronzit.

***

Mundësi Maqedonas i stilit të lirë Muzat Ramazanov humbi me Zalimkhan Huseynov të Azerbaixhanit. Ata po garonin në kategorinë 60kg.

(Burime të ndryshme – 19/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading