27/08/2008
Duke dënuar njohjen nga ana e Rusisë të pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë, duke përfshirë Ballkanin, përsëritën të martën mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.
(Burime të ndryshme -- 26/08/08 - 27/08/08)
![]() Presidenti rus Dmitry Medvedev nënshkroi të martën (26 gusht) dekretet duke njohur pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, dy rajoneve që duan të shkëputen, të Gjeorgjisë fqinjë. [Getty Images] |
Vendimi i presidentit rus Dmitri Medvedev për të njohur pavarësinë e rajoneve të Gjeorgjisë që duan të shkëputen, Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, tërhoqi dënim të gjerë të martën (26 gusht).
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de hoop Shefer kundërshtoi masën si një "shkelje të drejtpërdrejtë" të rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi integritetin territorial të Gjeorgjisë që Rusia vetë ka miratuar. Ai kërkoi gjithashtu angazhimin e Moskës ndaj paqes dhe sigurisë në Kaukaz.
Duke i bërë jehonë fjalëve të tij, krerët e BE gjithashtu "dënuan me forcë" vendimin e Medvedev. Kancearja gjermane Angela Merkel e quajti atë "të papranueshëm".
Franca, e cila mban tani presidencën e rradhës së BE theksoi se masa e Moskës kundërshton "parimimet e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë" dhe kërkoi për një zgjidhje politike.
Krerët e BE do të diskutojnë situatën në Gjeorgji në një takim të jashtzakonshëm në Bruksel të hënën, thirrur nga presidenti francez Nikolas Sarkozi. OSBE e përshkroi vendimin e së martës si një shkelje të parimeve të organizatës 56-vendëshe, në të cilën Rusia është gjithashtu një anëtare.
Ministri i jashtëm finlandez Aleksandër Stub, kryetari i rradhës i tanishëm i organizatës pan-evropiane të sigurisë, kërkoi për një tërheqje të menjëherëshme të të gjitha trupave ruse nga Gjeorgjia, në përputhje me kushtet e marrëvesahjes së armëpushimit që ajo nënshkroi në 12 gusht.
Ndërsa Rusia tërhoqi shumicën e forcave të saj nga Gjeorgjia në ditët e fundit, ajo mban ende qindra trupa në një zonë të madhe tampon rreth Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut dhe në portin gjeorgjian të detit të Zi, në Poti.
"Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të pranojë zona tampon të vendosura njëanëshmërisht," tha Stub. Vendimi i Moskës ndezi kritika nga ish aleatët e saj të kohës sovjetike dhe anëtarët e tanishëm të BE dhe NATO në Evropën Lindore dhe Ballkan.
"Ky akt i njëanëshëm për të ardhur keq, pa baza ligjore, mund të ketë një ndikim të fortë në situatën në zonë si dhe për perspektivat për rregullimin e qëndrueshëm të konfliteve në rajon," paralajmëroi ministria e jashtme rumune.
Duke shprehur "shqetësime serioze" rreth masës së Rusisë, Bullgaria përsëriti "mbështetjen e saj të pakusht për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë në kufijtë e saj të njohura ndërkombëtarisht" dhe u bashkua me kërkesat për tërheqjen e menjëherëshme të trupave ruse nga Gjeorgjia.
Kandidatet e BE, Kroacia e Turqia shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për qëndrimin e Gjeorgjisë si dhe shqetësimin rreth ndikimit të vendimit të Moskës në Kaukaz.
"Politika e fait accompli mund të krijojë një përshtypje që masa kishte për qëllim të shmangte bisedimet mbi statusin e ardhshëm të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë " për të të cilat Medvedev ra dakord më parë, tha presidenti kroat Stipe Mesiç.
"Turqia ka opinionin se ky konflikt duhet të zgjidhet nëpërmjet mjeteve paqësore," deklaroi ministria e jashtme turke.
Nga ana tjetër, aleatja e Rusisë, Serbia, vuri në dukje të martën se ajo kishte paralajmëruar se shpallja e njëanëshme e pavarësisë e Kosovës dhe "njohja e këtij akti të paligjshëm" mund të bëhej shembull për akte të ngjashme gjëkundi tjetër në botë.