Kosova kërkon njohjen e vendeve arabe

28/08/2008

Kosova po kërkon njohejn diplomatike nga vendet arabe pjesërisht duke vënë në dukje afërsinë kulturore.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë -- 28/08/08

photo

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu flet në konferencën "Kosova dhe bota arabe" të hënën (25 gusht). [Laura Hasani]

Krerët e Kosovës u bënë thirrje të hënën (25 gusht) vendeve arabe për të njohur pavarësinë e Kosovës gjatë konferencës "Kosova dhe bota arabe" në prishtinë. Pjesëmarrësit përfshinin analistë nga Lindja e Mesme dhe krerë të qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Veprimtarinë e organizoi Forum 2015, një konsorcium OJQ-sh të Kosovës.

"Shtetasit e Kosovës mendonin se vendet arabe do t[ mernin kryesimin midis shteteve n[ njohjen e Kosovës," tha presidenti Fatmir Sejdiu. Përkundrazi, t] vetmet vende me shumic[ muslimane që njohën Kosovën deri tani janë Turqia, Afganistani, Shqipëria, Senegali, Burkina Faso dhe Sierra Leone. Konferenca Islamike ka 57 vende anëtare.

Sejdiu theksoi bindjen e publikut se vendet arabe do ta njihnin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës por gazetari dhe politikani Veton Surroi kritikoi qeverinë për një mungesë të supozuar inisiative në politikën e jashtme. "Kosova nuk ka politikë të jashtme...të vërtetë dhe nuk ka vizion mbi këtë çështje," tha ai.

"Kosova po punon intensivisht mbi procesin e njohjes së saj dhe kjo konferencë e ndihmon Kosovën," tha ministri i jashtëm Skënder Hyseni, duke mbrojtur qeverinë.

Studjuesi libanez Ridvan al-Sajed, një këshilltar i kryeministrit të vendit të tij, tha se njohja e Kosovës nga bota arabe do të ishte në përfitim të Lindjes së Mesme sepse ajo do të shërbente si një shembull i vetëvendosjes për popullin palestinez. "Njohja e pavarësisë së Kosovës do [të ndihmojë të forcohen] lidhjet kulturore midis Kosovës dhe vendeve arabe," tha al-Sajed.

Pjesëmarrësit e konferencës përgjithësisht ngritën lart trashëgiminë që ndajnë Kosova dhe vendet arabe si një arsye për të farkëtuar lidhjet diplomatike. Përveç shumicave të tyre muslimane, ato ndajnë një "traditë të pasur ...trashëgimie të përbashkët të Perandorisë Otomane", tha Surroi.

Në një intervistë me shërbimin shqiptar të BBC, al-Sajed ja veshi vonesën në njohjen arabe parimisht dy faktorëve. I pari, "katër apo pesë" vende arabe kanë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Serbinë. Së dyti, ato me popullsi të mëdha e të pashtruara pakicash të kurdëve, berberëve apo të krishterëve, trëmben se inkurajojnë ndarjen e ardhëshme të vetë vendeve të tyre duke njohur Kosovën.

Por në konferencë, ai hodhi shpresë për Kosovën duke thënë se njohja diplomatike arabe ishte një "çështje muajsh".

Duke prekur një tjetër notë inkurajuese, ministri turk për bashkëpunimin ndërkombëtar Said Jazicioglu afirmoi se Ankaraja po punon për të ndihmuar Kosovën të fitojë njohjen nga vendet arabe sa më shpejt të jetë e mundur. "Turqia po shtyn për njohjen e Kosovës," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading