Gjenerali i ri i lartë turk i vendosur për sekularizmin, shtetin unik, lidhjet me SHBA dhe anëtarësimin në BE

01/09/2008

Gjenerali Ilker Basbug, shefi i ri i shtabit të përgjithshëm turk, thotë se demokracia pluraliste kërkon ruajtjen e sekularizmit. Ai i konsideron marrëdhëniet Turqi-SHBA "të shkëlqyera" dhe bën thirrje për trajtimin e ndershëm nga BE të përpjekjes së Ankarasë për anëtarësim.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 01/09/08

photo

"Marrëdhëniet turke-amerikane janë të rrënjosura thellë dhe të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta," tha gjenerali Ilker Bashbug. [Getty Images]

Gjenerali Ilker Bashbug u bë shefi i shtabit të përgjithshëm turk javën e shkuar dhe mbajti një fjalim për të përshkruar pikpamjet e tij mbi sekularizmin, shtetin unik kombëtar dhe globalizmin.

Një luftë pushteti me muaj e gjatë në Turqi midis qeverisë së Partisë me rrënjë islamike për Drejtësi e Zhvillim (AKP) dhe sekularistëve të kryesuar nga ushtria, përqëndroi vëmendjen në ndryshimin e pozicionit më të lartë të ushtrisë.

Bashbug, në një fjalim që pritej gjatë, shprehu angazhimin e ushtrisë ndaj demokracisë dhe parimeve demokratike por ngriti shqetësimin rreth rritjes së islamizimit të shoqërisë nën AKP.

"Pjesë të shoqërisë sonë trëmben se një identitet i ri kulturor dhe një mënyrë e re jetese po del nën mbizotërimin e fesë. Këto droja duhet të merren seriozisht," tha Bashbug.

Komandant i forcave tokësore turke në dy vitet e fundit, ai mbron me forcë ruajtjen e sekularizmit, karakterit të bashkuar të shtetit-komb turk.

"Gjenerali Bashbug mori vendin më të vështirë në kohën më të vështirë," shkruante kolumnisti veteran liberal Mehmet Ali Birand në të përditëshmen Milliyet. Birand i vesh gjeneralit zotërimin e "kualifikimeve të shquara" në një kohë të tillë.

Sipas Birand, Bashbug është i shquar për njohuritë e tij të thella të çështjeve politiko-ushtarake dhe realizmin.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Bashbug me dituri përmendi filosofin Jurgen Habermas në theksimin e nevojës për të ruajtur shtetin-komb kundër sfidave të globalizimit.

Aktorët drejtues të globalizimit përpiqen të forcojnë strukturat e tyre kombëtare për t'ju drejtuar sfidave të globalizimit. Ne nuk mund të injorojmë se kjo është e vërtetë për Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian gjithashtu, theksoi ai.

Duke gjykuar parimin e nacionalizmit dhe çëshjtjen kurde, Bashbug sinjalizoi mbështetje për zgjerimin e të drejtave kulturore për kurdët etnikë të Turqisë por përjashtoi çdo masë që jep "të drejta grupi" që ai tha se do të prishnin strukturën e vendit-komb.

Si shumë gjeneralë të lartë turq, Bashbug ka një histori të NATO-s. Ai shërbeu si shefi i logjistikës dhe infrastrukturës në Shtabin e Lartë të Fuqive Aleate të Evropës (SHAPE) në Mons, Belgjikë dhe si komandant i brigadës së parë të blinduar në Stamboll.

Gjatë fjalimit të tij të parë si komandanti më i lartë turk javën e shkuar, ai i përshkroi marrëdhëniet ushtarake me Shtetet e bashkuara si "të shkëlqyera" dhe vlerësoi SHBA në kundërvënien ndaj ushtrisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit. "Marrëdhëniet turke-amerikane janë të rrënjosura thellë dhe të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta," tha ai.

Ai pati një mesazh për BE gjithashtu. Bashbug i bëri thirrje Brukselit t'i jepte Ankarasë trajtimin e gëzuar nga kandidatët e tjerë për anëtarë të BE.

Ai vuri në dukje nevojat strategjike të BE dhe paralajmëroi se ndikimi i bllokut 27 vendesh do të mbaronte në Ballkan, duke lënë Kaukazin dhe Lindjen e Mesme, po qe se nuk pranonte Turqinë. Përveç kësaj, Turqia është demokracia më e fuqishme laike në rajon, tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading