Gjenerali italian merr komandën e KFOR

01/09/2008

"Është fryma e njerëzve të zakonshëm dhe e fëmijëve që më jep mua shpresë për të ardhmen e Kosovës," tha të premten në Prishtinë gjenerali Havier dë Marnhak në dorëzimin e komandës së KFOR.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë – 01/09/08

photo

Komandanti i KFOR Xhusepe Emiloi Gaj mori detyrën e tij të premten (29 gusht). [NATO]

Gjenerali frëng Ksavie dë Marnhak i dorëzoi të premten komandën e KFOR gjeneralit italian Xhusepe Emilio Gaj, i cili u bë shefi i 13-të i trupave paqeruajtëse në Kosovë.

De Marnhak shprehu kënaqësinë në bërjen pjesë në KFOR

Duke ju drejtuar popullit të Kosovës në një fjalim, ai tha: "Ju keni demonstruar vazhdimisht një shkallë të lartë durimi dhe pjekurie gjatë kësaj kohe historike në të ardhemn e Kosovës."

Ai përmendi se vizitoi të gjithë pjesët e Kosovës gjatë qëndrimit të tij, duke përfshirë zonat e pakicës.

"Është fryma e njerëzve të zakonshëm dhe e fëmijëve që më jep mua shpresë për të ardhmen e Kosovës," tha de Marnhak.

Të pranishëm në ceremoni qenë zyrtarët e lartë të Kosovës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, diplomatët me qëndrim në Prishtinë dhe komandanti i Krahut Jugor të NATO-s, admirali Mark Fitxherald.

Fitxherald tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë një mjedis paqësor e të qëndrueshëm në Kosovë, që do të nxisë stabilitetin ekonomik dhe një shoqëri të lirë e demokratike.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vlerësoi punën e KFOR-it. "Periudha që vjen përfaqëson sfidën tjetër të Kosovës në të cilin KFOR ka rolin e vet në mbështetjen e ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës," tha ai.

"Kosova po përpiqet ngrejë forcën e vet të sigurisë, e cila do t'u shërbejë të gjithë shtetasve të vet pa bërë dallime etnike," tha Sejdiu.

De Marnhak parashikoi se komandanti i ri do të ishte shumë i suksesshëm dhe do të dëshmonte shumë ndryshime në afatin e tij një-vjeçar.

Gaj është i treti komandant i KFOR që vjen nga Italia.

KFOR, një forcë ndërkombëtare e kryesuar nga NATO, u fut në Kosovë në 12 qershor 1999 nën një mandat të OKB, dy ditë pas miratimit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Uebsajti zyrtar i KFOR tregon se në 2008 shërbejnë në forcë 15,000 ushtarë nga 34 vende.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading