02/09/2008
BE do të shtyjë negociatat e mëtejshme mbi një marrëveshje strategjike politike dhe ekonomike me Rusinë deri sa ajo të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Gjeorgjia, thanë krerët e BE pas një samiti në Bruksel të hënën.
(AFP, AP, Bloomberg, The Guardian, International Herald Tribune, EurActiv - 02/09/08; Reuters, AP, AFP, DPA, BBC, FT, Euobserver, EU - 01/09/08)
![]() "Unë mendoj se ne gjetëm një kompromis të shkëlqyer (duke) mos u kthyer prapa në biznes si zakonisht por prapë duke e bërë të qartë se ne duam të mbajmë kontakt me Rusinë," tha kancelarja gjermane Angela Merkel. [Getty Images] |
Krerët e BE vendosën të hënën (1 shtator) të pezullojnë bisedimet mbi një marrëveshje të re bashkëpunimi me Rusinë deri sa ajo të tërheqë, siç premtoi më parë, të gjitha trupat nga Gjeorgjia në vijat që qenë përpara shpërthimit të konfliktit midis të dy vendeve muajin e shkuar.
"Deri sa trupat të tërhiqen në pozicionet e mbajtura përpara 7 gushtit, takimet për negocimin e Marrëveshjes së Partneritetit do të shtyhen," thanë ata në një deklaratë që pasoi samitin e jashtzakonshëm në Bruksel.
Bisedimet mbi një marrëveshje të re politike e ekonomike midis BE dhe Rusisë, për të zëvendësuar atë të nënshkruar në 1997, filluan në korrik. Raundi tjetër qe caktuar të hapej në 15 shtator.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi, vendi i të cilit mban tani presidencën e rradhës së BE, thirri takimin urgjent për të diskutuar krizën në Kaukaz dhe lidhjet e bllokut 27-vendesh me Rusinë.
Rusia ra dakord në 12 gusht të tërheqë të gjitha trupat nga Gjeorgjia por ende mban qindra "paqeruajtës" brenda vendit.
"Me krizën në Gjeorgji, marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë kanë arritur një udhëkryq," thanë krerët e bllokut në një deklaratë të përbashkët të hënën, duke i kërkuar Moskës "të mos e izolojë veten nga Evropa" dhe të respektojë të gjitha angazhimet e saj. Ata shënuan gjithashtu se Bashkimi do të mbikqyrë Kaukazin dhe Rusinë në periudhën e samitit të planifikuar në nëntor, BE-Rusi.
Sarkozi, presidenti i Komisionit Evropian (KE) Hoze Manuel Barroso dhe shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana do të vizitojnë Moskën dhe Tbilisin javën e ardhëshme për bisedime të mëtejshme mbi krizën kaukaziane.
"Kjo krizë do të thotë se ne duhet të rishqyrtojmë marrëdhëniet tona me Rusinë," u tha gazetarëve presidenti francez pas samitit. "BE do të mirëpriste një partneritet të vërtetë me Rusinë, por [duhen] dy vetë për tangon."
Takimi i tij javën tjetër me homologun rus Dmitri Medvedev do të jetë "vendimtar" për marrëdhëniet e BE me Rusinë, vuri gjithashtu në dukje ai.
Në deklaratën e tyre të hënën, krerët e BE goditën Rusinë për përdorimin e saj "të shpërpjestuar" të forcës në Gjeorgji dhe njohjen e saj të njëanëshme në 26 gusht të pavarësisë së krahinave që duan shkëputje nga fqinji i saj jugor, Abkhazia dhe Osetia e Jugut.
"Ky vendim është i papranueshëm dhe Bashkimi Evropian u bën thirrje shteteve të tjera të mos njohin këtë pavarësi të shpallur dhe i kërkon KE të shqyrtojë rrjedhojat praktike që dalin," thanë ata.
Krerët e BE vendosën të forcojnë misionin e OSBE në Osetinë e Jugut duke dërguar 200 vëzhgues dhe të vendosin menjëherë një mision fakte-gjetës. Ata do të japin ndihmë rindërtimi me vlerë 110 milion euro dhe do të organizojnë së shpejti një konferencë donatorësh.
Sipas deklaratës të së hënës, blloku do të rritë gjithashtu marrëdhëniet me Gjeorgjinë.
Krerët ngarkuan KE të konsiderojë rrugët për të reduktuar pavarësinë e bllokut nga Rusia për një të tretën e naftës së saj dhe 40% të importeve të saj të gazit natyror.