03/09/2008
Rregullat e reja, zbutëse mbi oraret e punës të dyqaneve kanë shqetësuar shumë sindikatat dhe kishën
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 03/09/08
![]() Rregullat e reja në Kroaci lejojnë dyqanet të rrinë hapur deri në mesnatë. [Dosje] |
Dyqanet në Kroaci kanë qenë hapur nga 6 am në 9 pm. Tani, sipas një rregulloreje të re, pronarët mund të vendosin vetë orarin e mbylljes, duke mbajtur dyert hapur deri në mesnatë.
Nënkryeministri Damir Polancec tha se rregullat do të mebeten në fuqi të paktën deri në 11 tetor, fundi zyrtar i sezonit turistik. Atëhere, qeveria do të rikonsiderojë masën.
Sindikatat dhe kisha katolike janë kundër me forcë ndaj kësaj. Kreshimir Sever, president i Sindikatës së Pavarur Kroate tha se lobet e biznesit kishin shënuar një fitore në dëm të punëtorëve që mund ta shihnin veten të shtyrë në turne që zgjasin më tepër se tetë orë, në cënim të ligjeve të punës.
"Është e qartë se rregullat e reja për të punuar deri në mesnatë u vendosën nga dikush që shkon e vjen me makinë nga puna. Si do t'ja dalë një dyqanxhi të mbyllë dyqanin deri në mesnatë, ta pastrojë dhe të shkojë në shtëpi?" tha Sever në një konferencë shtypi. "Shumicës [nuk u del të mbajnë] një makinë. Ata përdorin në vend të kësaj transportin publik, që pas mesnatës shpesh nuk ekzison."
Qeveritë lokale në rajonin bregdetar të varur nga turizmi, megjithatë e mbështetën me forcë ndryshimin. Në të njëjtën kohë, televizioni kombëtar kroat dha një reportazh në të cilën vizitorët e huaj bënë thirrje bindshme për orë më të gjata të dyqaneve gjatë sezonit të turizmit, praktikë e vendeve të tjera evropiane me industri të madhe turistike.
Shoqatat sipërmarrëse kanë mbetur zyrtarisht asnjanëse, duke mos dashur të komentojnë nga frika e pakënaqësisë së punëtorëve.