04/09/2008
Përfaqësuesit e BE në Bruksel dhanë një tablo të ndritëshme të perspektivave të Serbisë, ndërsa këshillonin se kërkesat megjithatë duhet të përmbushen.
Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 04/09/08
![]() "Do të jetë e mundur të kemi statusin e kandidatit vitin tjetër" në qoftë se kushtet janë përmbushur, tha presidenti i KE Hoze Manuel Barroso (djathtas) pas takimit të tij me presidentin serb Boris Tadiç. [AFP] |
Zyrtarët e BE, të takuar me përfaqësuesit serbë të mërkurën (3 shtator), kanë mbëhstetur zbatimin e një marrëveshjeje të përkohëshme tregtare me Beogradin. Dokumenti u nënshkrua në 29 prill së bashku me marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit por të dy dokumentet qenë pezulluar deri sa Beogradi arriti bashkëpunimin e plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY).
Shefi i politikës së jashtme të BE, Havier Solana u tha zyrtarëve të lartë serbë gjatë takimit në Bruksel se marrëveshja e përkohëshme do të hyjë në veprim në të ardhmen e afërt.
"Serbia ka tani një qeveri të re pro-evropiane dhe kërkon të thellojë relacionet e saj me BE dhe ne jemi absolutisht të vensosur të përparojmë në këtë drejtim," tha Solana. Ai shtoi se Serbia mund të bëhet një kandidate për anëtare e BE aq shpejt sa nga fillimi i 2009, ndonse duhet bërë shumë punë për të arritur këtë objektiv.
Në 10 shtator, kryeprokurori i ICTY Serge Bramertz do të arrijë në Beograd për të vlerësuar bashkëpunimin me gjykatën me bazë në Hagë. Në qoftë se ai bën një vlerësim pozitiv, marrëveshja tregtare mund të hyjë në veprim që nga 15 shtatori, kur BE do të mbajë një samit. Por dy vende anëtare, Belgjika dhe Hollanda kanë sinjalizuar kundërshtimin e tyre, duke thënë se Serbia duhet së pari të arrestojë dhe dorëzojë të kërkuarin kryesor për krimet e luftës Ratko Mlladiç.
I pyetur në se këto dy vende anëtare do të japin miratimin, Solana tha vetëm se ai pret zbatimin "shumë shpejt". Ai tha gjithashtu për pranimin e Serbisë nuk do të vihen kërkesa të reja politike, me fjalë të tjera, Beogradit nuk do t'i kërkohet të njohë pavarësinë e Kosovës.
Të mërkurën, presidenti i Komisionit Evropian (KE) Hoze Manuel Barroso tha se ai beson se Serbia mund të marrë statusin e kandidatit në 2009, pasi të ketë përmbushur kushtet e domosdoshme. Ai këshilloi megjithatë se duhet të nisë së pari procesi i vënies së SAA përpara vendeve anëtare të BE për ratifikim.
Presidenti serb Boris Tadiç, i cili kryesoi delegacionin e Beogradit, tha se vendi i tij shpreson të bëhet një kandidat sa më parë të jetë e mundur dhe të zërë vend në listën "e bardhë" të Shengenit në 2009. Ai tha se Serbia është e vendosur të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndaj ICTY dhe parashikon një raport pozitiv nga Bramertz.
Ai shprehu gjithashtu besim se parlamenti serb do ta ratifikonte shpejt SAA. Procesi ka qenë zvarritur nga deputetët e opozitës.
Delegacioni serb, që përfshinte gjithashtu kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe ministrin e jashtëm Vuk Jeremiç, tha se autoritetet do të bënin çdo gjë që mundeshin për të shbllokuar procesin. Në të njëjtën kohë, ata u zotuan se Beogradi nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe këmbëngulën se misioni i BE në Kosovë, EULEX, mund të vendosej vetëm me pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB.