05/09/2008
Roli i OSBE në Kosovë do të bëhet më kritik pasi UNMIK e sheh autoritetin e vet në ulje, thotë kreu i misionit të OKB.
(OSBE - 04/09/08)
![]() Shefi i UNMIK Lamberto Zanier ishte në selinë e OSBE në Vienë të enjten (4 shtator). [OSBE] |
Shefi i UNMIK Lamberto Zanier tha të enjten (4 shtator) se misioni i tij tani e gjen të vështirë të vendosë autoritetin e tij ligjor në Kosovë. Duke ju drejtuar Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vienë, ai tha gjithashtu se rikonfigurimi dhe zvogëlimi i UNMIK i jep hapësirë OSBE për një rol më të madh.
"Roli i OSBE do të bëhet edhe më kritik, veçanërisht në nivelin në terren, jo vetëm për të ndihmuar të mbushen të çarat e mundëshme, por, më e rëndësishmja, të sigurojë se arritjet që ne kemi kryer së bashku deri tani të mos shpërbëhen," tha ai.
UNMIK, tha Zanier, po pengohet nga mungesa e instrumenteve ligjorë. "Përpjekjet për të vënë autoritetin tim ligjor thjeshtë po shpërfillen nga shumica e shqiptarëve të Kosovës që tani e konsiderojnë kushtetutën e Kosovës dokumentin bazë," tha ai.
Në klimën e re, ndërhyrja e butë, kryer nëpërmjet ushqimit të lidhjeve personale në nivelin lokal nëpërmjet një roli këshillues, udhëzues e ndërmjetësues, mund të duhet për të mbyllur të çarat. OSBE, tha ai, ka "përparësi të shquara krahasuese" për shkak të asnjanësisë së saj, mënyrave të bazuara në të drejtat dhe rrjetin e decentralizuar të zyrave rajonale dhe nënzyrave.
Sipas Zanier, ndryshimet që prekin UNMIK i paraqesin OSBE si me mundësinë dhe me një sfidë. "Një mundësi për shkak se ajo do të jetë në 'linjën e frontit' lidhur me mbikqyrjen, udhëzimin, këshillimin dhe 'rënien e këmbanës së alarmit' kur duhet; një sfidë sepse asksh nga ne nuk do të ketë autoritetin e fortë rend-vendosës që dikur ishte në mënyrë të padiskutueshme në duart e UNMIK-ut," tha ai.
Veprimi i përbashkët midis dy organizatave është thelbësor në fusha të tilla si mbrojtja e bashkësive të pakicës dhe kthimi i personave të shpërngulur, tha Zanier.
"Do të kërkohet bashkëpunim më i fortë dhe dëshira për një rol më aktiv në terren mund t'u japë ju në këtë fazë tranzicioni, një mundësi të mirë për të rivlerësuar operacionin në dritën e realiteteve të reja që kanë dalë," tha ai.
OSBE thotë se misioni i saj në Kosovë është operacioni më i madh i saj në terren me pothuajse 800 punonjës të shpërndarë anembanë vendit.
Në këtë artikull kontribuoi korrespondentja e Southeast European, Blerta Foniqi-Kabashi.