24/09/2008
Bullgaria perceptohet si vendi më i korruptuar midis 31 vendeve të BE dhe vendeve evropiane perëndimore, sipas Transparency International.
(Transparency International, Euobserver, Sofia Echo, SNA, Dnevnik, Mediapool, AFP, Bloomberg, Reuters, AP - 23/09/08)
![]() Bullgaria mori 3.6 pikë në Indeksin e Perceptimve të Korrupsionit. [TI] |
Nuk ka zonë pa korrupsion në dhe rrotull BE, thoshte në një raport të martën (23 shtator), Transparency International (TI), duke dalluar Bullgarinë si vendin më të korruptuar të vendeve anëtare të bllokut 27 vendesh. Anëtarësimi në BE nuk dha një shërim automatik për korrupsionin në Bullgari, tha në Indeksin e vet të Perceptimi të Korrupsionit (CPI) grupi vëzhgues me bazë në Berlin, duke përmendur një rënie të ndjeshme në pikët për vendin.
Me një klasifikim prej vetëm 3.6 pikësh në një shkallë nga zero në dhjetë, më poshtë se 4.1 që kishte vitin e kaluar, Bulgaria renditet e fundit midis 31 vendeve të BE dhe atyre perëndimore evropiane, prapa Rumanisë, me 3.8 pikë. Në renditjen globale të 180 vendeve, Bullgaria ra në të 72-in nga i 64-i në vëzhgimin e vitit të shkuar.
"Pavarësisht nga hyrja në BE, vendi është ende i matur në trajtimin e korrupsionit politik, i cili është i lidhur nga afër me një nivel shumë të lartë të krimit të organizuar," thoshte TI. "Gjatë dy vjetëve të fundit, korrupsioni në prokurimin publik dhe marrëveshjet strategjike të koncesionit, një gjyqësor i paralizuar nga struktura të korruptuara dhe shpërdorimi i fondeve të BE kushtuar zhvilimit të vendit...kanë ndalur suksesin e Bullgarisë, kanë dëmtuar rëndë imazhin e saj ndërkombëtar dhe kanë pakësuar besimin në institucionet kombëtare."
Gati dy vjet pas bashkimit me BE në janar 2007, Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të mbikqyren nga afër prej Brukselit për përparimin e tyre në reformat gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit. Komisioni Evropian (KE) ka shprehur ghjithashtu shqetësim rreth dështimit të Sofjes për t'u marrë me krimin e organizuar në vend.
Duke përmendur mashtrimin dhe parregullsitë në trajtimin e fondeve të BE, KE ngriu rreth 500 milion euro të ndihmës evropiane për vendin ballkanik në korrik.
Pikavarazhi i Bullgarisë dhe Rumanisë flet vetë dhe do të merret parasysh kur KE të përgatisë raportet e tjera të saj të mbikqyrjes mbi të dy vendet, që do të botohen në 2009, citonte Euobserver zëdhënësin e Komisionit Mark Grej të thoshte të martën në një konferencë shtypi.
Bullgaria ndan vendin e 72-të në CPI-në e këtij viti me shtatë vende: Kinën, Maqedoninë, Meksikën, Perunë, Suriname, Svazilendin dhe Trinidad dhe Tobago. Ajo renditet më ulët se Rumania dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare të BE si dhe nga Turqia (e 58-a) dhe Kroacia (e 62-ta) të cilat nuk kanë kompletuar negociatat e tyre të pranimit me Brukselin.
Me pikavarazh 9.3 secila, më i larti në renditjen globale të vitit, Danimarka, Zelanda e Re dhe Suedia duken si vendet me nivelet më të ulta të korrupsionit në botë. Në fund të klasifikimit është Somalia, me një pikavarazh 1.0 për të dytin vit me rradhë.
CPI e re tregon se Bullgaria nuk është më një vend që ka probleme me korrupsionin por është një vend tepër i korruptuar, sipas Dimitar Kjumjurxhiev, nënkryetari i kapitullit të TI mbi Bullgarinë.
"Fakti që Bullgaria që është një vend i BE, është renditur më poshtë se fqinjët që nuk janë pjesë e BE, është i papranueshëm," i tha ai gazetarëve të martën, duke bërë thirrje për një strategji kundër korrupsionit dhe tolerancës zero për praktika të tilla.
Në krye të gushtit, kabineti miratoi një plan veprimi 200 faqe që detajonte masat e posaçme që vendi do të marrë deri në fund të këtij viti për t'ju drejtuar problemeve dhe të metave që shpunë në atë pezullim të ndihmës së BE rreth dy javë parë. Masat përfshijnë futjen e një ligji për konfliktin e interesave, amendamentet për ligjin mbi prokurimin publik, futjen e procedurave të anti-korrupsionit në sektorin shëndetësor, një kod të amenduar dënimesh dhe një kod të unifikuar për etikën e magjistratëve.
Dalja e 2008 CPI të TI përkoi me dy incidente dramatike në Bullgari. Të martën, nënkryetari i Agjensisë Shtetërore për Sportin dhe Rininë, Ivan Lekov u arrestua në lidhje me një skandal të fiksimit të ndeshjeve të futbollit.
Një ditë përpara, njerëz të armatosur goditën redaktorin e një uebsajti lajmesh në gjuhën bullgare, frognews.bg. Ognjan Stefanov, i cili heton korrupsionin, po lufton për jetën e tij në spital me dëmtime të shtyllës kurrizore dhe tre gjymtyrë të thyera.