Industria e naftës me humbje e BiH e varur nga firmat e huaja

29/09/2008

Zhvillimet e fundit në industrinë e naftës të Bosnje dhe Herzegovinës nënvizojnë vartësinë e vazhdueshme të vendit nga prodhuesit e huaj me axhendat e tyre.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 29/09/08

photo

Rafineritë boshnjake të naftës po punojnë me humbje. [BE]

Megjithë një pozite në dukje favorizuese lidhur me nafftën, Bosnje dhe Herzegovina (BiH) e gjen veten vulnerabël ndaj rritjeve të çmimeve dhe tekave të prodhuesve të huaj.

Pavarësisht kostove që rriten të energjisë, kompania e naftës Energopetrol e BiH humbi edhe 1.75 milion euro në gjashtë muajt e parë të 2008. Veç kësaj, gjigandi kroat i naftës INA ka qenë pronari i shumicës së Energopetrol për dy vjet, duke provuar ndikimin e huaj mbi industrinë e naftës së BiH.

Ndonse vendi ka kapacitet të ndjeshëm rafinues, me rafinerinë e Bosanski Brod të aftë të përpunojë 4 milion ton në vit, ajo e gjen veten krejtësisht në vartësi të importeve të naftës dhe subjekt të luhatjeve të furnizimeve dhe çmimeve. Rezervat e konsiderueshme të vendit, përbërë nga 876 kulla që pompojnë naftë nga toka, kanë dështuar të mbrojnë motoristët e vendit dhe fabrikat nga pagesa e disa nga çmimet më të lartë në Evropë për energjinë.

Zvarritja ruse në rritjen e prodhimit në Bosanski Brod ka shtuar pasigurinë dhe mospërfitimin e asaj që do të ishte një industri shumë e leverdisëshme. Më tepër se një vit e gjysmë pasi Republika Srpska (RS) finalizoi shitjen e dy rafinerive të BiH dhe një shpërndarësi nafte ndaj firmës ruse Zarubezhneft në shkurt 2007, të tre ndërmarrjet punojnë me humbje. Më e madhja e të dy rafinerive, Bosanski Brod e dëmtuar nga lufta, po punon pjesërisht dhe me vetëm 1,500 punëtorë dhe jo me listën e rregullt të 8,000 punëtorëve. Ajo vetëm humbi 32 milion euro në 2007 dhe 7 milion euro deri tani në 2008.

Mosveprimi i Moskës e ka porulur kryeministrin e RS Milorad Dodik, i cili vlerëson bashkëpunimin me Rusinë miqësore ndaj Serbisë. Dy herë në gusht, ai udhëtoi në kryeqytetin rus për të shtyrë Zarubezhneft në ringjalljen e Bosanski Brod. Sipas shtypit dhe ministrit të ekonomisë së RS, Slobodan Puhalac, prodhimi i plotë do të nisë atje në krye të tetorit.

Ekonomisti Misho Brkiç spjegon inercinë e Zarubezhneft. "Rusët kanë blerë kompanitë në Evropën Juglindore jo m qëllim që të nisin punën në to por thjeshtë që t'i mbajnë ato jashtë duarve të konkurentëve perëndimorë," thotë ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading