Deklarimet e Tadiç për Kosovën shkaktojnë trazim ndërkombëtar

02/10/2008

Deklarimet e presidentit serb Boris Tadiç mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës kanë ndezur reagime të nxehta në Prishtinë, por përfaqësuesit e shumicës së partive serbe i hodhën poshtë fjalët e tij.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 02/10/08

photo

"Çështja e ndarjes është diskutuar nga intelektualët serbë dhe publiku ndërkombëtar...në se unë do të zgjidhja këtë zgjidhje do të ishte shumë hipotetike të flitej tani," tha presidenti serb Boris Tadiç. [Getty Images]

Presidenti Boris Tadiç i tha TV shtetëror të hënën (29 shtator) se ndarja e Kosovës mbetet një opsion, edhe pse ai nuk ishte nën diskutim për momentin. Deklarimi i tij provokoi kritika të ndezura nga zyrtarët e Kosovës dhe kundërshtim nga përfaqësuesit e shumicës së partive serbe, bile edhe nga anëtarë të koalicionit qeverisës.

Duke ju përgjigjur bujës, Tadiç theksoi të mërkurën se ai përmendi ndarjen si një mundësi, jo si një zgjidhje. Ai vazhdoi të zotohet se Beogradi do t'i ofronte autonomi të gjerë Prishtinës por nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e saj.

Të martën, Tadiç tha se ideja e ndarjes meritonte konsideratë në qoftë se negociatorët shteronin të gjitha opsionet e tjera. "Çështja e ndarjes është diskutuar nga intelektualët serbë dhe publiku ndërkombëtar...në se unë do të zgjidhja këtë zgjidhje do të ishte shumë hipotetike të flitej tani," tha Tadiç.

Deklaratat e Tadiç zemëruan zyrtarët në Prishtinë, ku presidenti Fatmir Sejdiu këmbënguli se Kosova është një shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. "Ne [Kosova] jemi një shtet dhe çdo ide tjetër është e kotë," tha Sejdiu. Kryeministri Hashim Thaçi i kërkoi Serbisë të braktisë ide të tilla në qoftë se do të bashkohet me BE.

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kameron Munter tha se Shtetet e Bashkuara ishte "kundër ndarjes së Kosovës". Munter shtoi se disa zyrtarë serbë e kishin siguruar atë se Tadiç nuk propozoi ndarjen e Kosovës.

Organizatat ndërkombëtare gjithashtu dënuan idenë. Aleksander Ivanko, zëdhënës për UNMIK, tha se misioni është kundër ndarjes së Kosovës. Kristina Gallaç, zëdhënësja e shefit të sigurisë së BE Havier Solana, tha se edhe BE nuk ka favorizuar kurrë ndarjen.

Edhe midis partnerëve të koalicionit qeverisës në Beograd, fjalët e Tadiç ndezën shqetësim. Dushan Bajatoviç, nënpresident i Partisë Socialiste të Serbisë, një anëtare e koalicionit, hodhi poshtë idenë e ndarjes së Kosovës por theksoi se Kosova duhej të kishte autonomi të gjerë brenda Serbisë.

Disa parti opozitare e akuzuan Tadiç për hedhjen e bazave për njohjen e pavarësisë së Kosovës nën presionin e Shteteve të bashkuara dhe BE.

Disa analistë vunë në dukje se dy të tretat e serbëve të Kosovës të mbetur jetojnë në jugë të lumit Ibar duke komplikuar çdo orvatje të ndarjes së Kosovës pa lënë ata keq në shtetin e ri.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading