KE i kërkon Shqipërisë të luftojë korrupsionin, të përmirësojë sistemin gjyqësor

13/11/2008

Raporti i përparimit i javës së fundit mbi Shqipërinë nga Komisioni Evropian tha se vendi duhet të identifikojë luftën e tij kundër korrupsionit, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë – 13/11/08

photo

Korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë. [Dosje]

Raporti i përparimit i Komisionit Evropian (KE) mbi Shqipërinë lëshuar në 5 nëntor, thoshte se korrupsioni, mangësitë gjyqësore, politizimi i shërbimit civil dhe krimi i organizuar mbeten pengesat më të mëdha për vendin.

"Korrupsioni mbetet i përhapur," thotë raporti. Ai përmendte shpërthimin në depon e municionit të Gërdecit që vrau 27 vetë në mars, si një shembull që ende kërkon hetim. "Për të garantuar besueshmëri në luftën kundër korrupsionit, dëshmitë rreth këtij rasti duhen trajtuar me vendosmëri," vë në dukje raporti.

Ai gjithashtu veçonte gjyqësorin. "Procedurat gjyqësore kanë mbetur të ngadalëshme dhe u mungon transparenca," thoshte KE, duke kërkuar përgjegjshmëri më të madhe gjyqësore.

Pastrimi i parave, trafiku i drogës dhe krimi i organizuar mbeten shqetësime serioze. "Përparim i kufizuar mund të raportohet në luftën kundër krimit të organizuar, që është një përparësi kyçe e partneritetit evropian," thoshte raporti.

Dokumenti kritikonte ligjet e prokurimit publik dhe zbatimin e tyre për dështimin për të përkuar me kushtet e duhura të KE. Në tërërsi, pajtimi i ligjit shqiptar me acquis ka qenë tejet i ngadaltë, sipas raportit, që gjithashtu fajëson Shqipërinë për zbatim të dobët të ligjeve të veta.

KE i kthehej pastaj emërimeve politike në shërbimin civil, duke i përshkruar ato si një handikap për përgjegjshmërinë dhe për pavarësinë e shërbimit civil. "Emërimet kanë vazhduar përgjatë linjave të partive politike në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil," thoshte BE.

Ajo akuzonte më tej Shqipërinë për një mungesë transparence dhe dialog të pamjaftueshëm midis partive të veta politike.

Megjithatë, jo të gjitha përfundimet e KE qenë negative. Komisioni vinte re se Shqipëria ka bërë përparim në demokraci dhe rendin e ligjit, menazhimin e policisë së shtetit dhe politikat financiare e të taksimit.

Qeveria shfrytëzoi komentet që njihnin përparimin e Shqipërisë. "Raporti është një konfirmim i arritjeve të Shqipërisë drejt integrimit evro-atllantik, që e shtyn qeverinë të punojë më shumë për të përmbushur standardet," tha kryeministri Sali Berisha.

"Ne...po zbatojmë ligjin mbi konfliktet e interesit, duke i vënë çështjet e anti-korrupsionit në krye të axhendës sonë," i tha parlamentit javën e shkuar ministrja e integrimit Majlinda Bregu.

Opozita thotë megjithatë se qeveria nuk ka marrë përgjegjësi për çështjet kyçe që vendit i duhet të përballet. Interpretimi konfliktual i raportit u bë qendra e një debati të ndezur në parlament, duke i bërë zyrtarët e BE të lëshojnë një deklaratë.

"Korrupsioni është përshkruar si një problem serioz për Shqipërinë," thanë në në deklaratën lëshuar nga ambasada franceze, të dërguarit e BE.

"Ne inkurajojmë Shqipërinë të forcojë edhe më tej përpjekjet e saj të reformës në veçanti në fusha ku është gjetur vetëm përparim i vogël e i kufizuar nga raporti i Komisionit Evropian," thoshin ata.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading