Parlamenti kalon kodin e ri zgjedhor në Shqipëri

20/11/2008

Shpesh kundërshtarë të hidhur, demokratët dhe socialistët shqiptarë duken në një mendje në çështjen kyçe të reformës zgjedhore. Partitë më të vogla, megjithatë po qahen.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë -- 20/11/08

photo

Votuesit do të zgjedhin një parlament të ri në qershor 2009 sipas kodit të ri. [Getty Images]

Parlamenti kaloi të martën (18 nëntor) kodin e ri zgjedhor, një konsensus midis Partisë qeverisëse Demokratike dhe opozitës kryesore, Partisë Socialiste (PS), me shpresat e garantimit të zgjedhjeve të lira e të rregullta verën që vjen.

Kodi i ri i cili bazohet në modelet evropiane mori 112 vota në parlamentin 140-vendesh. "Ky kod do të mbahet mend jo vetëm se do të garantojë zgjedhje të lira e të rregullta por si një shembull i madh i bashkëpunimit politik," tha demokrati Ilir Rusmali, bashkë-kryetar i komisionit që hartoi kodin.

Kodi zgjedhor kompleton kuadrin ligjor që mbështet zbatimin e një sistemi të ri zgjedhor.

Ndonse dy partitë kryesore ranë dakord në prill të amendojnë kodin aktual, procesi u zvarrit përballë kundërshtimit nga partitë më të vogla, që protestonin përjashtimin e tyre nga komitetet zgjedhore sipas kodit të ri. Ato thonë gjithashtu se sistemi i ri rajonal me përfaqësim proporcional do të reduktojë mjaft numrin e vendeve të tyre në zgjedhjet e përgjithëshme të vitit tjetër.

Megjithatë, shumë ekspertë thonë se roli i partive më të vogla nën sistemin ekzistues është problematik. Si demokratët dhe PS ndeshen me akuza për nxitje mashtruese të aleatëve nga partitë e vogla me qëllim që të zgjerojnë bazat e tyre të forcës në parlament.

Dhjetë anëtarë të partive, përfshirë kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrimin dhe ish kryeministrin Ilir Meta, bënë një grevë tetë-ditore urie në shenjë proteste.

"Ky është një krim kundër kushtetutës dhe demokracisë,' u tha Meta një grupi protestuesish që thërrisnin "Turp" jashtë godinës së parlamentit.

"Ju po miratoni ligjin e vjedhjes dhe po prishni zgjedhjet e 2009," i tha parlamentit përpara dhënies fund të grevës, Nard Ndoka, një ish aleat i kryeministrit Sali Berisha.

Mbajtja e zgjedhjeve të lira e të rregullta ka qenë një kërkesë e përsëritur nga BE për Shqipërinë, të cilën Komisioni Evropian e përmendi prapë në raportin e vet të fundit mbi Shqipërinë lëshuar më parë këtë javë. Shqipërisë i duhet ende të mbajë zgjedhje të pakundërshtueshme që përmbushin standardet ndërkombëtare. Vëzhguesit i konsiderojnë zgjedhjet e tjera të përgjithëshme që priten në qershor si një provë për qënien gati të Shqipërisë për integrimin e ardhshëm evropian.

Të hënën, përfaqësuesi i OSBE në Shqipëri, Robert Bosh u kërkoi partive politike të përmirësojnë kodin e ri zgjedhor. "Çdo element diskriminues duhet të përjashtohej," tha Bosh.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading