Bramertz thotë se është i kënaqur me bashkëpunimin e kohëve të fundit të Serbisë

20/11/2008

Ndonse kryeprokurori i gjykatës së Hagës Serge Bramertz shprehu kënaqësi këtë javë për nivelin e bashkëpunimit të krimeve të luftës të Serbisë, zyrtarët e Beogradit dyshojnë se integrimi evropian mund të vazhdojë pa kapjen dhe ekstradimin e të kërkuarit Ratko Mlladiç.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 20/11/08

photo

Presidenti serb Boris Tadiç (djathtas) u takua me kryeprokurorin e OKB për krimet e luftës Serge Bramertz (majtas) në Beograd të martën (18 nëntor). [Getty Images]

Kryeprokurori i OKB për krimet e luftës Serge Bramertz vizitoi Beogradin për dy ditë këtë javë, duke mbledhur informacion për raportin e tij të ardhshëm. Përfundimet e tij caktuar për axhendën e 12 dhjetorit të Këshillit të Sigurimit të OKB, mund të jenë vendimtare për vazhdimësinë e procesit integrues evropian të Serbisë.

Ndonse Bramertz shprehu kënaqësi me bashkëpunimin e Beogradit gjatë disa muajve të kaluar, pakë zyrtarë serbë besojnë se integrimi do të vazhdojë pa arrestimin dhe ekstradimin e ish gjeneralit Ratko Mlladiç i cili është paditur për genocid në Bosnje dhe Herzegovinë.

Vetëm dy nga 27 vendet anëtare të BE, Hollanda dhe Belgjika bllokuan zbatimin e marrëveshjes së përkohshme tregtare me Beogradin në shtator. Marrëveshja është pjesa ekonomike e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit, që BE nënshkroi me Beogradin në 29 prill. Po atë ditë, marrëveshja u pezullua deri sa Serbia të arrinte përmbushjen e plotë të bashkëppunimit të saj me gjykatën e Hagës.

Komisioni Evropian inkurajoi Serbinë të niste zbatimin e marrëveshjes njëanshmërisht. Beogradi tha se do të bënte kështu që nga 1 janari 2009, duke reduktuar disa detyrime doganore mbi importet e BE.

Brammertz u takua me zyrtarët e lartë në Beograd duke përfshirë presidentin Boris Tadiç dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviç të martën (18 nëntor).

Bramertz nuk ju drejtua medias gjatë vizitës së tij por një njoftim për shtyp nga zyra e kryeministrit tha se kryeprokurori e kishte përshkruar bashkëpunimin midis gjykatës dhe Serbisë në disa muajt e fundit si shumë të mirë.

Cvetkoviç tha se ai priste që raporti i 12 dhjetorit i Bramertz për në Këshillin e Sigurimit të OKB të ishte pozitiv.

Tadiç i mbahet asaj se Serbia po kërkon me ngulm për të kërkuarit e mbetur dhe po punon për përfundimin me sukses të bashkëpunimit me gjykatën e OKB. Ai shtoi se "institucionet e shtetit serb po bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën", që u demonstrua qartë nga arrestimi i Radovan Karaxhiçit pranë Beogradit në 21 korrik.

Megjithatë, kreu i këshillit kombëtar për bashkëpunimin me gjykatën, Rasim Ljajiç, parashikon se Hollanda do të këmbëngulë në arrestimin e Mlladiç sidoqoftë.

Zyrtarët serbë e informuan gjithashtu Bramertz mbi një hetim në trafikun e dyshuar të organeve të hequr nga serbët e Kosovës të kapur gjatë luftimeve të 1999. Hetuesit serbë kohët e fundit i dorëzuan të njëjtat prova Tiranës, duke dyshuar se rrëmbyesit e serbëve i zhdukën ata në Shqipërinë veriore.

Tirana refuzoi të nisë një hetim të vetin, gjë që e bëri kryeprokurorin e krimeve të luftës të Serbisë të akuzojë kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për mbikqyrjen e shkatërrimit të provave në këtë rast.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading