Bullgaria e "zhgënjyer" nga humbja e fondve të BE-së

26/11/2008

Komisioni Evropian vendosi të martën ti shkurtojë të drejtën Bullgarisë ndaj 220 milion euro fonde të BE, duke cituar dështimin e vazhdueshëm të Sofjes për të ndaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

(Euobserver, EurActiv, FT, Times - 26/11/08; AFP, Reuters, AP, DPA, BBC, International Herald Tribune, Euobserver, BNT, Sofia Echo, Dnevnik, Mediapool, News.bg, Focus news Agency - 25/11/08)

photo

"Ne duhet të luajmë siç është parashikuar dhe të respektojmë regullat e menaxhimit financiar," tha Oli Rehn Komisioneri për Zgjerimin e BE-së. [File]

Komisioni Evropian (KE) morri të martën (25 nëntor) një hap të padëgjuar kundër një shteti të BE-s, duke i hequr Bullgarisë 220 milion eurosh financim për dështimin e saj të vazhduar për të ndaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ai i bëri thirrje gjithashtu Sofjes se ajo mund të humbi 340 milion euro të tjera, nëse ajo nuk vepron urgjentisht.

Në korrik, BE ngriu gati 500 milion euro ndihma në Bullgari, duke cituar dobësitë në vazhdim në sistemet e kontrollit dhe rastet e mashtrimit dhe paregullsitë në një raport. Ajo tërhoqi gjithashtu akreditimin e dy agjencive qeveritare që merren me administrimin e fondeve në kuadër të programit të pre-aderimit PHARE -- një në vartësinë e ministrisë së financave dhe një tjetër nën ministrinë e zhvillimit rajonal.

BE ka pezulluar gjithsej më shumë se 800 milion euro ndihma ndaj Bullgarisë që kur ajo i është bashkuar bllokut në janar të vitit 2007. Nga këto, 560 milion euro vijnë nën programin PHARE, duke përfshirë 220 milion euro të pakontraktuara që u humbën përgjithmonë tani. Sofja mund të shikojë marrjen e ndihmës prej 340 milion euro të kontraktuara por të pa paguara në fund të vitit 2009, nëse KE vendos të restaurojë akreditimin e dy agjencive zbatuese para kësaj date.

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Olli Rehn i tha gazetarëve të martën se KE nuk ishte akoma në gjendje ta bënte atë, pasi rishikimet e fundit kanë nxjerrë paregullsi të reja shtesë ndaj atyre të nxjerra në raportin e korrikut.

"Si thuhet, njeriu bën atë që duhet të bëj," tha Rehn në Bruksel. "Ne duhet të luajmë sipas asaj që është parashikuar dhe të respektojmë regullat e menaxhimit financiar."

Duke lajmëruar vendimin e KE herët të martën, zëdhënësi i komisionit Krisztina Nagi i bëri thirrje Bullgarisë të veprojë shpejt për të përmirësuar menaxhimin e fondeve të BE-së

Reformat e ndërmarra nga Bullgaria këtë vit kanë dështuar të sjellin një përmirësim të prekshëm në menaxhimin e parave të BE-së deri tani, sipas KE.

"Unë pranoj se janë krijuar plane veprimi dhe legjislacioni është rishikuar, shumë nga këto masa janë vetëm një premtim i veprimeve të ardhshme dhe nuk kanë dhënë akoma rezultate konkrete," tha Rehn.

Vendimi i të martës, i kapi në befasi zyrtarët bullgarë. Kryeministri Sergej Stanishev dhe zëvendësi i tij i ngarkuar me menaxhimin e fondeve të BE-së, Meglena Plugchieva, të cilët ishin në Berlin, kritikuan KE-në, duke shprehur "zhgënjimin" e tyre.

Stanishev u ankua për BE se nuk i ka dhënë Bullgarisë trajtimin që i ka dhënë shteteve të tjera anëtare. Ndonëse Plugchieva u shpreh se Bullgaria "pavarësisht do të ... zbatojë saktësisht regullat dhe procedurat evropiane për të garantuar përdorimin korrekt dhe transparent të të gjitha fondeve evropiane.

Duke kritikuar qeverinë për humbjen e fondeve të BE-së pasi ka filluar të ndikojë kriza ekonomike, partitë e krahut të djathtë bën thirrje për dorëheqjen e kabinetit dhe zgjedhje të parakohshme.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading