18/03/2008
VIENË, Austri -- Një tjetër raund bisedimesh mbi mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë u zhvillua në Vienë të hënën (17 mars). Burimet thonë se i dërguari i posaçëm i OKB Methju Nimetz propozoi emrat Maqedonia e Epërme, Maqedonia e RE apo Republika e Maqedonisë-Shkup për përdorim ndërkombëtar dhe Republika e Maqedonisë, për përdorim të brendshëm. Nimetz sugjeroi gjithashtu që kombësia dhe gjuha e Maqedonisë duhet të quheshin maqedonase. Burimet thonë se propozimet ju paraqitën përfaqësuesit grek Adamantios Vasilakis dhe atij maqedonas Nikola Dimitrov si një zgjedhje "merre ose lëre", e fundit përpara samitit të prillit të NATO-s në Bukuresht. Greqia ka kërcënuar të bllokojë ofertën e Maqedonisë po qe se vendi nuk ndryshon emrin e vet.
Në lajme të tjera, tre oficerë u vranë kur një helikopter i ushtrisë u rrëzua të martën pranë Selanikut, jo shumë larg na kufiri me Maqedoninë. Helikopteri Huey UH-1H kishte lënë bazën ushtarake të Aleksandrisë për të shkuar në një kamp në Redina. Dëshmitarët thonë se dëgjuan një shpërthim menjëherë pas rrëzimit. (Vecer, AFP, Sky TV, News In, NET, AP - 18/03/08; Makfax, A1, Focus - 17/03/08)