Bashesku i Rumanisë u kërkon partive të hartojnë strategjinë për konfrontimin me rritjen e çmimeve

02/07/2008

BUKURESHT, Rumani -- Presidenti Traian Bashesku mblodhi të martën (1 korrik) përfaqësuesit e të gjitha partive në parlament për të diskutuar si të konfrontohet rritja e çmimeve dhe të kufizohet efekti i tyre në fuqinë blerëse të publikut. Në takim, Bashesku u kërkoi partive të "tregojnë përgjegjësinë më të madhe" në gjetjen e një zgjidhjeje për të lehtësuar efektet e rritjes së çmimeve në ushqime dhe karburante, shkaktuar kryesisht nga faktorë të jashtëm. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër vënies së ndonjë zgjidhjeje populiste në dritën e zgjedhjeve të përgjithëshme që vijnë këtë vjeshtë. Ai thotë se këto shërime mund të prekin keqas perspektivat afta-mesme e afat-gjata të Rumanisë. (Rompres, Mediafax, Hotnews.ro - 01/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading