14/08/2008
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak tha të mërkurën (13 gusht) se ai pret që drejtuesit e partive në koalicionin qeveritar të përdorin takimin e 23 gushtit për të ndërtuar një konsensus politik lidhur me një strategji të BiH-së. Lajçak, i cili u takua me kryetarin e Bashkimit Demokratik Kroat 1990 Bozo Ljubic, theksoi se kërkesat që dalin nga Marrëveshja e Stabilzim Asociimit, po ashtu dhe kushtet dhe objektivat e caktuar nga Këshilli i Zbatimit të Paqes për të mbyllur Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, rezultojnë në një program të qartë për muajt e ardhshëm. Në javët e fundit, Lajçak është takuar me drejtuesit e gjashtë partive qeverisëse në nivel shtetëror, po ashtu dhe me partitë kryesore opozitare, në një përpjekje për të arritur konsensusin që do të sigurojë miratimin e të gjitha reformave të lidhura me BE-në. (RTRS, SRNA, Dnevni Avaz, Fena, OHR - 13/08/08)