Turqia dhe Irani nuk arrijnë të firmosin marrëveshjen e energjisë

15/08/2008

ANKARA, Turqi -- Presidenti Abdullah Gul u takua me homologun iranian Mahmoud Ahmadinexhad të enjten (14 gusht) për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, duke përfshirë një bashkëpunim në fushën e energjisë dhe programin nuklear të Teheranit. Por të dyjave vendet nuk arritën të firmosin një marrëveshje për gazsjellësin që do të ishte elementi kryesor i vizitës së punës të Ahmadinexhad në Turqi. Të mërkurën, Departamenti i Shtetit të SHBA-së u shpreh se pret që Ankaraja të shmangë firmosjen e marrëveshjes së energjisë pasi mund të dëmtojë përpjekjet diplomatike mbi programin nuklear të Iranit. "Një marrëveshje e tillë do të dërgonte mesazhin e gabuar në një moment kur regjimi iranian ka dështuar në mënyrë të përsëritur të pajtohet me detyrimet e tij ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së," tha Departamenti i Shtetit. (Zaman, Sabah, Press TV, Financial Times, Guardian - 15/08/08; Hurriyet, AP - 14/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading