Gjeorgjia e hapur për bisedimet e paqet të organizuara nga Bullgaria

18/08/2008

SOFJE, Bullgari -- Gjeorgjia e vlerëson propozimin e Bullgarisë për të organizuar bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë lidhur me situatën në Osecinë Jugore si pozitiv, zëvendës-ministri i jashtëm Milen Keremedchieve tha për Radion Kombëtare Bullgare të dielën (17 gusht) mbas kthimit të tij nga Tbilisi. Sidoqoftë, ideja është në hapat e para dhe nuk ka akoma asnjë marrëveshje nga Moska. Iniciativa tjetër nga autoritet bullgare është të bëjë Burgasin një port bashkërendues për të dërguar ndihmat në Gjeorgji. Autoritetet kanë miratuar më shumë se 50 ton ndihma për Gjeorgjinë, një sasi nga madhësia e dyta vetëm mbas asaj të lajmëruar nga Kombet e Bashkuara. Bullgaria nuk ka deklaruar një qëndrim të qartë mbi konfliktin deri tani, pavarësisht thirrjes për dhënies fund të dhunës. (Monitor, Bulfax BNR - 17/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading