Opozita shqiptare reagon ndaj deklaratës së kryeministrit për zgjedhjet

18/08/2008

TIRANË, Shqipëri -- Drejtuesja e grupit parlamentar të Partisë opozitare Socialiste, Valentina Leskaj, u shpreh të dielën (17 gusht) se kryeministrit Sali Berisha i mungon autoriteti të vendosi datën e zgjedhjeve parlamentare. Berisha lajmëroi të premten se ato do të zhvillohen në qershor 2009. "Në asnjë vend demokratik në botë data e zgjedhjeve caktohet nga kryeministri," tha Leskaj, duke shtuar se procedura për procesin e caktimit të datës është e përcaktuar në kushtetutë. (Panorama - 18/08/08; BalkanWeb - 17/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading