UNMIK dhe EULEX do të firmosin memorandumin e mirëkuptimit

18/08/2008

PRISHTINË, Kosovë -- UNMIK dhe misioni civil evropian në Kosovë, EULEX, do të firmosin një memorandum mirëkuptimi të hënën (18 gusht) që regullon marrëdhëniet midis dy organizatave në drejtësi, polici dhe dogana. Zëdhënësi i UNMIK Aleksandër Ivanko tha për B92 të dielën se shefi i UNMIK Lamberto Zanier dhe shefi i ekipit të planifikimit të BE-së në Kosovë, Roy Reve, do ta fillojnë atë. Njoftimet e medias së Prishtinës sugjerojnë se memorandumi do të përcaktojnë gjithashtu rolin e EULEX në Kosovë pasi të rikonfigurohet UNMIK.

Në lajmet e tjera, Rusia do të dërgojë një notë proteste ose do të protestojë në OKB lidhur me vendimin e BE-së për të dërguar misionin e saj policor të EULEX në Kosovë, tha të dielën ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzi në një intervistë me gazetën Politika. Konuzin shtoi se Serbia duhet të insistojë gjithashtu tek institucionet ndërkombëtare për shkak se këto veprime janë të paligjshme pavarësisht nëse ato ndërmerren nga BE ose nga ndonjë vend tjetër ose organizatë në botë. BE planifikon të dërgojë më shumë se 1,000 oficerë policie dhe ekspertë ligjorë për të trajnuar specialistët në institucionet e ardhshme në Kosovë. Konuzin tha se plani shkel ligjin ndërkombëtar, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Traktatin e Helsinkit 1975. (Tanjug, RTS - 18/08/08; B92, Tanjug, Politika, Focus - 17/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading