Serbia përsërit angazhimin për marrëveshjen e bashkëpunimit të energjisë me Rusinë

19/08/2008

BEOGRAD, Serbi -- Qeveria i qëndron të gjitha angazhimeve të përcaktuara në marrëveshjen e bashkëpunimit të energjisë me Rusinë, tha të hënën (18 gusht) kryeministri serb Mirko Cvetkovic. Serbia dhe Rusia firmosën një marrëveshje mbi energjinë në janar me qëllim forcimin e bashkëpunimit strategjik ekonomik. Pakti përfshin furnzimin me gaz, ndërtimin e një gazsjellësi dhe shitja e drejtëpërdrejtë e kompanisë të naftës dhe gazit NIS tek Gazprom i Rusisë. Të gjitha projektet e lidhura me atë marrëveshje, duke përfshirë shitje e NIS, duhet të dalin nga kontrata të veçanta. Cvetkovic tha se bisedimet mbi shitjen e NIS janë duke u zhvilluar, në përgjigje ndaj akuzave të Partisë opozitare Demokratike Serbe, e cila thotë se qeveria po përpiqet të prishi marrëveshjen. Ministri i ekonomisë Mladjan Dinkic lajmëroi së fundmi se ministria ka punësuar konsulentë nga Deloitte and Touche për të vlerësuar vlerën e NIS, duke lënë të kuptohet se Serbia mund të kërkojë një çmim më të lartë për pjesën e shumicës së aksioneve sesa shuma e njoftuar prej 400 milion euro. Gazprom hodhi poshtë së fundmi mundësinë e rinegocimit të çmimit. (Beta, B92 -18/08/08)

080819-WMI-004-ENG

Shqipëria në listën e zezë botërore për trafikimin e fëmijëve për seks

TIRANË, Shqipëri -- Një koalicion i organizatave të mbrojtjes së fëmijëve në Britaninë e Madhe e përshkruan Shqipërinë si një vend me nivelet më të larta të trafikimit të fëmijëve për seks. Media britanike raportoi të dielën (17 gusht) këto zbulime, të cilat sugjerojnë se Shqipëria, Gana dhe Kamboxhia janë vendet ku organizohet turizmi me qëllim seksin me të miturit. Trafikuesit i çojnë të miturit nga vendi i origjinës për në Britaninë e Madhe për tu shfrytëzuar për seks. Raporti kritikon sistemin e drejtësisë britanike se ka toleruar këtë fenomen duke theksuar se shumica e pedofilëve janë mësues ose vullnetarë të cilët punojnë në jetimore. Aktualisht, qytetari britanik Dejvid Braun, ish-administratori i qendrës së fëmijëve në Tiranë dhe dy qytetarë të tjerë të huaj janë duke u gjykuar në Shqipëri për pedofili. (Top Channel, BalkanWeb, Netpress - 18/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading