Gjyqi i Milutinovic në Hagë hyn në fazën përfundimtare

19/08/2008

HAGË, Hollandë -- Gjyqi i ish-presidentit serb Milan Milutinovic hyn të martën (19 gusht) në fazën e tij përfundimtare në gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së, pasi prokurorët dhe mbrojtja janë duke filluar argumentimet e tyre përfundimtare. Milutinovic dhe pesë të akuzuar të tjerë përballen me akuza e kryerjes së krimeve të luftës në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 1999. Sipas akuzës, Milutinovic dhe bashkëfajtorët e tjerë persekutuan shqiptarë në bazë të kombësisë, fesë dhe racës. Ata pretendohet gjithashtu se kanë kryer vrasje, deportim në masë dhe akte të tjera çnjerëzore kundër civilëve. (Tanjug, B92, Beta - 19/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading