19/08/2008
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Një njësi ushtarake që konsiston në 49 ushtarë dhe një oficer u larguan të hënën (18 gusht) për një mision gjashtëmujor në Irak. Kjo njësi do të vendoset në bazën më të madhe ushtarake në Bagdad. Ministri i mbrojtjes Selmo Cikotic tha se njësia do të jetë përgjegjëse për sigurinë e bazës. (Tanjug, Netpress - 18/08/08)